Rehn:Aplikimi për në BE, pas zgjedhjeve

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të aplikojë për statusin e kandidatit për në BE ta bëjë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.Sipas Rehn, aplikimi duhet të bëhet kur vendi të jetë në gjendje të plotësojë standartet."Këshilla ime për Shqiperine është të mos aplikojë para zgjedhjeve.Duhet të garantoni që keni bërë reforma bindëse që lidhen me integrimin evropian.Është e nevojshme që të garantohet stabilitet dhe maturi politik, në mënyrë që të hidhni një hap kaq të rëndësishëm", u shpreh Rehn. Deklarata e Rehn u bë në Bruksel gjatë konferencës për shtyp me zëvendkryeministritn serb Bozidar Delic.