E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si shkrimtar-maestro i humanizmit

Te shkruash per Lev Tolstoin ne kete vit qe perkon me 100-vjetorin e vdekjes se tij eshte e lehte dhe e veshtire njekohesisht. E lehte pasi cdokush qe dashuron letersine e vecanerisht ate ruse ruan ndaj shkrimtarit te madh gjetjen e nje koshience individuale qe kapercen kohen e ritmet e historise se jetes e veshtire pasi mendimi tolstojan intrigohet me idete e shkrimtarit e dramaturgut teologut e moralistit mendimi i tij leviz ne gjithcka qe permbledh jeta ndalet ne vecantite e se perditshmes tek sonatat muzikore xhelozia dashuria tek lufta tek paraja varferia zoti e vegjetarizmi tek historia arti e deri tek anarkizmi social politik fetar. Ne respekt te asaj cka sgjeron shpesh vajza e tij Tatjana Kush e ka kuptuar Tolstoin nuk e imiton e kush e imiton do te thote se nuk e ka kuptuar vepra e shkrimtarit te madh edhe 100 vjet pas vdekjes shtyn drejt nje subjektiviteti interpretues personal qe rinovohet nga faqja ne faqe e nga nje liber ne tjetrin. Tolstoi u imponon nje beteje kurajoze ideologjike te gjitha institucioneve te kohes shtetit kishes artit shkences por dhe familjes individit dashurise.

Nuk mund te bashkohem me idene e nje zoti qe pranon aksione kunder dashurise - shkruan ai ne akuzat e tij ndaj kishes e nuk pranon te bashkohet ndash me njerez qe besojne vetem se i besojne tradites se shenjteruar ne kohe e duke i besuar ne kete menyre vetem njerezve te tjere e jo zotit. Pasi ka individualizuar objektin e fese duke cmaskuar genjeshtrat e shume besimeve fetare ai arrin ne konkluzionin tolstojan se njerezit duhet ti besojne me shume nevojshmerise se kryerjes se nje komandamenti te vetem atij te Dashurise.

Lumturia e hidherimi jane tema qe shpesh kane pershkruar vepren e Lev Tolstoit mjafton te kujtojme se nje nga romanet e tij me te njohura Ana Karenina hapet me shprehjen Te gjitha familjet e lumtura jane te lumtura ne te njejten menyre e te gjitha familjet e palumtura jane te palumtura ne menyra te ndryshme. Kuptimi i vertete i jetes e materializmit te saj i dashurise i lumturise i ekuilibrit te veshtire te marredhenieve ne cift shpesh ka qene padron i filozofise se tij ndoshta te percjella nga vetefajesia e te ndjerit pjese e aristokracise se pasur apo e nje martese hidherisht te palumtur. Ti ke reflektuar ke reflektuar shume - thote Tolstoi me fjalet e Masa e Sergej personazhe te librit te Lumturia familjare - por me ke dashur pak lumturia e nje kohe ka perenduar pergjithmone. Ka nje ndjenje te re me e qete konstruktive e pjekur jane femijet shtepia kujdesi rregulli caji por kjo eshte lumturia

Ne vepren e pafundme tolstoiane gjen perhere dicka te re te cmueshme per ta lexuar e medituar. I tille eshte teksti i kesaj letre i shkruar me 1907 tre vjet para vdekjes.

I ngjashem me nje testament shpirteror me nje akuze ndaj keqkuptimeve te individeve ne luften e vazhdueshme midis materializmit e moralizmit ky tekst i jashtezakonshem te mahnit me realizmin e radheve te tij e te mendosh se eshte shkruar me shume se 100 vjet me pare. Tolstoi besonte fortesisht se rilindja morale mund te arrihej duke u nisur vetem nga shpirti i njeriut e pa ndihmen e revolucioneve sociale besonte se lumturia apo hidherimi ndaj asaj cka kemi arritur ne jete varet nga se si gjithkush e koncepton ekzistencen e tij. Duajeni njeri tjetrin - shkruan Lev Tolstoi e fjalet e tij te kujtojne nje lutje te Ungjillit ne fjalet e Gjonit -duajeni njeri-tjetrin me nje ndjenje vellazerore konkurroni duke u stimuar njekohesisht.

I ngjashem me nje thirrje morale kjo leter kerkon qe koshienca te mos thyeje jeten por ti sherbeje asaj se jeta na eshte dhene per te qene per ne nje e mire. e ne kete presim nga ajo. Dikush mund ti gjeje moraliste apo fetare fjalet e tij por ajo cka ne menyre direkte e te thjeshte Tolsoi kerkon te thote eshte se ekziston vetem nje mundesi per te jetuar nje jete me te mire kolektive e kjo varet nga mundesia qe individet te zgjedhin lirisht per tu permiresuar. Kerkimi i nje sensi josiperfaqesor te jetes ne pergjithesi karakterizon vepren e Lev Tolstoit ashtu si dhe ne rreshtat e kesaj letre duke e epitetizuar drejtesisht si shkrimtar-maestro i humanizmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›