E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Shqiperia ka Deklaraten Universale ne Kushtetute

Ne kuader te 60 vjetorit te Deklarates Universale per te Drejtat e Njeriut te OKB-se diten e djeshme, Ministria e Jashtme organizoi edhe konferencen "Shqiperia dhe te Drejtat e Njeriut". Ministri Basha theksoi se perkujtimi i kesaj dite, perben nje festivitet te dyfishte per Shqiperine, e vecanerisht per te rinjte e saj. "Tetembedhjete vjet me pare, ne prag te Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, rinia e ketij vendi u ngrit hapur, me vendosmeri e guxim, per te kerkuar me shume liri, me shume dinjitet e me shume te drejta, per t'i hapur rrugen nje ere te re, te demokracise dhe inisiatives se tregut te lire", tha Basha ne fjalen e tij. Sipas tij, Shqiperia eshte nje nder 90 demokracite qe, Deklaraten Universale e kane misheruar ne parimet kushtetuese te vendit. Po keshtu Basha nenvizoi se vendi yne ben pjese ne grupin e mbi 80% te vendeve te OKB-se, qe kane ratifikuar kater ose me shume te tilla. Ne konferencen e djeshme merrnin pjese edhe ministri i Drejtesise, Alibeaj, ministri i Punes, Duro, perfaqesues te Trupit Diplomatik ne Tirane, perfaqesues te organizatave nderkombetare dhe punonjes te Administrates Publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›