E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targat false, pranga zyrtareve

TIRANË - Korrupsioni me targat e makinave ka cuar ne pranga tete persona, prej te cileve, zyrtare te shtetit, efektiva policie, si dhe punonjes te sektorit privat te sigurimeve, nderkohe qe tre prej tyre jane lene ne "arrest shtepie". Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, te cilat thane se, te arrestuarit ishin vene nen hetim qe prej nje viti. Por gjate dites se djeshme eshte organizuar dhe operacioni per arrestimin e tyre. Burimet zyrtare nga uniformat blu, thane mbremjen e djeshme se, arrestimet jane bere ne kuader te operacionit te koduar, "Targa e Fundit", pas hetimeve ku jane perdorur dhe metoda te posacme, te vezhgimit dhe pergjimit. Operacioni per arrestimin e tyre, ka nisur mengjesin e djeshem dhe ka vazhduar deri ne oret e pasdites ku jane mundur te ndalohen te gjithe ata persona per te cilet gjykata kishte leshuar urdher-arrestet. Sipas policise, te 11 te ndaluarit jane vene ne pranga pas vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane. Gjate aksionit te djeshem te policise, mesohet se, ka pasur dhe disa persona per te cilet eshte leshuar flete-arresti por qe nuk jane vene ne pranga pasi jane arratisur. Nderkohe qe nga mengjesi, e deri ne oret e vona jane shoqeruar me shume se 60 persona te cileve i jane marre deshmite.

Arrestimet

Venia ne pranga e tete personave eshte bere gjate ne oren 18:00, nen drejtimin e Task -Forces kunder korrupsionit dhe krimit financiar ne Prokurorine se Tiranes, thane burimet zyrtare te policise. Prangosja e personave eshte bere ne kuader te operacionit "Targat e Fundit". Ne operacion bashkepunuan edhe nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar dhe Seksioni Kunder Korrupsionit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, por gjithnje nen drejtimin e Task-Forces Kunder Korrupsionit dhe Krimit Financiar ne Prokurorine e Tiranes. Sipas policise, te arrestuarit jane, Ylli Hasani, 41 vjec, komisioner per dhenien e lejeve te drejtimit te mjeteve prane Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor, Vladimir Dervishi, 58 vjec, bashkepronar i autoshkolles "Majestik". Pellumb Mancila, 46 vjec, oficer i patrulles se pergjithshme ne Komisariatin numer 4, ne kryeqytet, Silvana Memia, 42 vjece, arkiviste prane DRSHTRR, Besjana Belli, 27 vjece, sekretare e Sektorit te Regjistrimit te Mjeteve ne DRSHTRR. Ne pranga jane vene dhe Feride Kateshi, 38 vjece, punonjese e agjencise se sigurimeve "Atlantik", prane DRSHTRR, Daniel Cami, 38 vjece, pranues dokumentesh ne qendren e kontrollit teknik te mjeteve prane DRSHTRR Tirane dhe Adrian Rushiti, 35 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me arsim te mesem, qe iu siguronte dokumente te falsifikuara personave te mesiperm kundrejt ryshfeteve.

Ne shtepi

Por vec te arrestuarve, Gjykata e Tiranes ka lene ne "arrest shtepie" dhe tre prej personave te vene nen hetim qe kohe me pare. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit, thane se, Liman Doka, 60 vjec mesues ne shkollen 9- vjecare Lana-Bregas E. Sh 50 vjece, bashkepronare e autoshkolles "Majestik", si dhe Sh. Memia, 38 vjece, operatore prane Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor Tirane. Te gjithe keta te ndaluar do te perballen me disa akuza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›