"Burgjet e pronat, me probleme"
Kryeministri Berisha ka perdorur nje gjuhe te ashper ne drejtim te te gjithe njerezve me pushtet, te cilet kane dhunuar te drejtat e njeriut ne Shqiperi. Me gjithe progresin e bere ne tere keto vite, pas daljes nga diktatura e eger e Enver Hoxhes, per kreun e ekzekutivit eshte e pafalshme dhunimi i te drejtave te njeriut, dhunimi i te drejtes se prones dhe gjithe dhuna qe perdoret ndaj njerezve te pambrojtur. Kryeministri Berisha, dje ne konferencen e posacme per shtyp, me rastin e 60-vjetorit te dites se Lirise dhe te Drejtave te Njeriut, ka paralajmeruar masa te forta ne drejtim te lirive dhe te drejtave te njeriut. Kreu i qeverise theksoi se gjate 18 viteve te pluralizmit eshte bere shume ne kete fushe, por u ndal dhe ne problemet e panumerta qe ka vendi per sa i perket lirive dhe te drejtave te njeriut. Ne menyre te vecante, Berisha permendi ata qytetare te cilet vuajne gjate kryerjes se denimit. "Perseri ka qytetare shqiptare, qe perfaqesuesit e shtetit i keqtrajtojne, ne paraburgime apo burgje madje edhe i torturojne. Perseri standardet ne institucionet tona te vuajtjes se denimit nuk jane ato qe duhet te jene", deklaroi Berisha. Ne kuader te ketij problemi, ai theksoi se do te behet gjithcka per te ndryshuar me shpejtesi standardet ekzistuese. Nje tjeter problem te mprehte kryeministri e konsideroi edhe ate te sjelljes se nje pjese te zyrtareve me gazetaret. "Perseri ka zyrtare me imunitet qe rrahin shtazerisht ne publik gazetaret dhe mbrohen nga organi i akuzes e nuk perballen me ligjin. Ka pronare mediash dhe politikane qe dhunojne lirine e shprehjes se gazetareve", deklaroi kreu i ekzekutivit. Sipas Berishes, nje nga ceshtjet e tjera te renda ne kete fushe, eshte edhe mosrespektimi i te drejtes se prones. "Probleme serioze ka ne kthimin e pronave. E drejta e prones eshte nje e drejte themelore dhe ka njerez qe vuajne tmerresisht padrejtesine, qe vuajne mungesen e vleres se prones dhe ne do te bejme cdo perpjekje nepermjet reformave. Po bejme shume qe malin e falsifikimit qe trasheguam ta shkrijme", premtoi Berisha. Ai theksoi se nje problem i madh per vendin eshte edhe diskriminimi i njerezve, kur keta shkojne per te kryer sherbimet shendetesore. "Nuk ka forme me te shemtuar se t`i kerkosh atij qe numeron kafshaten, milionin per ta kuruar ose operuar, nje sherbim qe Kushtetuta dhe vendi ia garanton falas", theksoi Berisha, duke shtuar se tashme ka nisur edhe reforma ne sistemin e shendetesise dhe pritet te vazhdoje me ritme te shpejta. "Sistemi i drejtesise do te beje reforma te metejshme. Nuk mundet kurre te lesh tjetrin ne burg pa vendim gjykate 70 dite, sic ka ndodhur ne Shkoder apo edhe ne qytete te tjera te bera evidente nga Ministri i Drejtesise apo Avokati i Popullit. Sikunder do te rritet roli i Avokatit te Popullit. Ky institucion do te kete te gjithe mekanizmin per monitorimin e shoqerise shqiptare ne te gjitha skutat aty ku mund te cenohet e drejta e qytetareve, te gjitha format e komunikimit me avokatet me ata qe vuajne denimin", deklaroi Berisha. Duke nenvizuar se nuk eshte i kenaqur me standardet ekzistuese dhe se do te beje cdo perpjekje qe nepermjet reformave te thella dhe te shpejta per shmangien dhe parandalimin e abuzimit me lirite edhe te drejtat e qytetareve. Fatjona Mejdini