E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Ne Shqiperi, raste trafikimi te femrave

Ne 60 vjetorin e Kartes Nderkombetare Universale per te Drejtat e Njeriut ambasadori amerikan Uidhers mori pjese ne nje takim me studente te Fakultetit Filologjik ku mbajti nje leksion mbi te drejtat e njerit dhe kryesisht te grave. Ambasadori amerikan ka theksuar se "ne Shqiperi ka ende shume raste te trafikimit te qenieve njerezore dhe shfrytezimit te femrave per qellim prostitucioni". Ne kete kuader, Uidhers kerkoi qe qeverite te hartojne ligje, qe te ofrojne mbrojtje per grate e abuzuara, te cilat kerkojne drejtesi. "Ketu ne Shqiperi cdo vit njerezit detyrojne grate te hyjne ne rrugen e prostitucionit apo i trafikojne ato. E dime se sot kudo ne mbare boten, grate i nenshtrohen dhunes, kudo ku jetojne", deklaroi Uidhers. Ai kerkoi veprim me te shpejte nga drejtesia per keto ceshtje. "Ajo qe ndryshon mes vendeve jane mekanizmat mbrojtese e mbeshtetese institucionale apo ligjore, qe i ofrojne mbrojte grave qe abuzohen e qe kerkojne drejtesi. Qeverite kane pergjegjesi qe te nxjerrin e zbatojne ligje, te sigurojne qe sistemi i drejtesise dhe forcat policore te trajtojne ne menyren e tyre, rastet ne familje", deklaroi ambasadori amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›