Rama: Ministra te pandehur kane si strehe qeverine
Pervjetori i Deklarates per te Drejtat e Njeriut, i gjen shqiptaret sipas selise roze, "te pabarabarte perballe ligjit dhe nje qeveri qe strehon ministrat e saj te pandehur". Ne kete dite, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama beri nje pasqyre te trishtueshme per menyren e respektimit te te drejtave te njeriut ne vend. Sipas tij, njerezit nuk jane te barabarte perpara ligjit dhe qeveria jep perdite shembullin me te turpshem te promovimit te kesaj pabarazie, duke u bere strehe ministrash te pandehur, qe nuk paraqiten perpara drejtesise. "Shqiperia mbetet nje vend ku pabarazia perpara ligjit dhe abuzimi i pushtetit me ligjin ben qe te cenohet perdite e drejta e qytetareve te thjeshte dhe qe perdite klientet e qeverise te perfitojne padrejtesisht ne kurriz te shtetit te te gjitheve", akuzoi Rama. Kreu socialist, renditi se ne vend, e drejta e prones shkelet me bekimin e qeverise nga seksere si dallkauku serb, edhe pse njihet me Kushtetute. Po keshtu, Rama permendi se ministrat e Drejtesise, qofte ai qe sot punon si zedhenesi i oborrit kryeministror, qofte ai qe nga oborri kryeministror u ngrit ne karrigen e Ministrit, kane si merite te vetme ofrimin gratis per oborrin, te ndihmes juridike, per te mundesuar te pakten zullumin e veprimtarise se paligjshme te Gerdecit, zullumin e pasurimit te paligjshem te sekserit serb te Sali Berishes, zullumet e tjetersimit te pronave ne vend. "Shqiperia mbetet nje vend ku e drejta e zgjedhjes se lire e te ndershme eshte larg se qenit e garantuar dhe ku te gjithe bashke, pa dallim, duhet te bejme gjithcka per ta garantuar ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2009, te cilat duhet ta ndajne Shqiperine nga zullumi i padrejtesive te perditshme te pushtetit, ne dem te qytetarit dhe duhet te hapin rrugen e nje Shqiperie si gjithe Evropa", u ankua krye socialisti. Ai theksoi se pikerisht ne kete dite, eshte casti per te theksuar se, Shqiperia mbetet nje vend ku e drejta e konkurrences se lire e te ndershme, shkelet perdite nga nje shtet i kapur prej nje tarafi njerezish, te lidhur drejtperdrejt me pushtetin dhe nga nje administrate e vene teresisht nen sundimin e interesave te ketij tarafi. Ku te drejtat e grave e te vajzave shkelen perdite dhe trafiku njerezor per shfrytezimin e tyre vazhdon te jete nje plage e madhe, vecanerisht mes vajzave nen 18-vjec qe perbejne afro gjysmen e viktimave te ketij trafiku, nderkohe qe prej 17 vjetesh qeverite i lene vendin njera-tjetres pa bere asgje te vecante ne kete drejtim. Rozeta Rapushi