E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aplikojnë për punë në një vit 5400 persona

11/12/2008  Lidhin kontrata 1300 punëkërkues

DURRES- Zyra rajonale e punës në Durrës ka synuar të tregohet e kujdesshme në krijimin e lehtësive mes palëve punëdhënëse dhe punëkërkuese. Punonjësit e kësaj zyre rajonale kanë mundur që në një kohë vjetore të mundësojnë lidhjen e kontratave në cilësinë e ndërmjetësuesit për 1300 punëkërkues. Nga ana tjetër asistenca e ofruar i ka ndihmuar të interesuarit për të kërkuar dhe hyrë në tregun e punës. Zyra rajonale ka plotësuar dosjet dhe ka nisur kontaktet me subjektet për 1800 punëkërkues, të cilët kanë përfituar në saje të ndërmjetësimit trajnime dhe kualifikime profesionale për femra dhe meshkuj. Në harkun kohor të një viti kanë aplikuar 4500 të rinj e të reja, të cilët kanë mundur të përfitojnë certifikata kualifikimi nga qendrat e ngritura në Durrës. Zyra gjithashtu ka ofruar ndihmë për 520 punëkërkues duke u dhënë atyre pagesë papunësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›