Tito dhe zhdukja e mendesise staliniste
Mbi pyetjen e nderlikuar A mund te zhduket nje mentalitet
Mendesia sipas Xingarelit eshte nje cilesi e vecante e te menduarit qe ka te beje me edukimin. Pergjigjen e pyetjes qe behet ne okielon dhe qe paraqitet ne titullin e ketij shkrimi mund ta nxjerrim nga libri i Milovan Gjilasit bdquoSi e njoha Josif Broz Titon botim i bdquo55-s ne vitin 2006. Ketu shpjegohet qartesisht sesi Tito e nenshtroi me dore te hekurt mendesine staliniste te rrenjosur ne Republiken e tij Federative.
Problematika eshte e nje rendesie te dores se pare per vendin tone. Per fat te keq te kombit destalinizimi pas vitit 1956 u shtri ne te gjithe Europen e Lindjes me nje perjashtim te vetem Vendin me te vogel te ish-kampit socialist buze Adriatikut i cili bdquopranoi te haje bar per hir te bdquoparimeve me aventuriere te kallepit te Fosko Dinucit me shoke qe benin vakancat ne Shqiperi. Ky shpenzim merre-merresh na u shpif ne shkembim te shperndarjes se Veprave te palexueshme te Enver Hoxhes qe kishin mbetur stok neper magazinat tona. Ishte e vetmja menyre qe te ruhej karrigia e diktatorit dhe e akoliteve shoket e keqberesit te tij.
Tito e zhduku plojen staliniste kur kjo u be e rrezikshme per Jugosllavine dhe per vete personin e Titos ne qershor te vitit 1948. Duhej zhdukur nje mendesi e tere e rrenjosur gjate Luftes II Boterore vecanerisht ne kampin socialist. Nuk ishte e lehte ti kunderviheshe Stalinit. Diktatori sovjetik nuk i duronte ballafaqimet e tilla dhe kishte vendosur ta vriste Titon. Kjo deshmohet ne menyre te vecante ne librin e Bermanit Terrori ne Europe faqet 318-22. Ka shkruar per kete subjekt edhe Kostircenko Ceshtja Slanski f. 279. Ne librin e Allen Bullock-ut ne kapitullin e tij Terrori i Madh shkruhet se te vraret nga Stalini ishin me te shumte se ata qe humben jeten gjate L.II.Boterore ne BS. 700 mije komuniste kishte vrare kot me kot Stalini vetem per dyshime te hamendesuara. Duket se E. Hoxha kishte mesuar nga Stalini se sa me shume te vrisje aq me i madh behej. Elozhet me hiperbolike Stalini i kishte marre pasi e kishte mbushur BS-ne me kufoma te pafajshmish. Ne Shqiperi Stalini i Madh nuk permendej kurre pa ate mbiemrin qe ishte bere si nje stampe. Per cudine e shume naiveve ne vendin tone ndonese statujat e tij u ruajten gjer aq sa mund te ruheshin erdhi nje kohe qe Stalini nuk permendej me as per mire as per keq U be i njohur antishqiptarizmi i Stalinit ai muhabeti i gelltitjes dhe ajo prirja per ta perdorur Shqiperine si placke tregu. Por sidoqofte ruajtja e simboleve te tij ne vendin tone ishte nje aktakuze per E. Hoxhen. Kuptohet se dinjiteti i atdheut per diktatorin tone ishte dytesor perkundrejt ruajtjes se karriges si edhe kultit te tij. Keshtu enverizmi edhe ne kushtet e nje strukture te re te pasdiktatrures mbeti si nje plage shoqerore dhe politike nga te indoktrinuarit tane te cileve do tu vijne mendte pas aderimit tone ne bashkesine europiane kur do te pergjigjen per shperfilljen e Rezolutes se Asamblese Parlamentare te KE-se. Nga kjo mendesi paradokset si pasoje jane te shumta Eumlshte paradoksal fakti qe poeti Havzi Nela ka nje shkolle me emrin e tij dhe nga ana tjeter personit nenshkrues ne Presidiumin e Kuvendit Popullor per ekzekutimin ne litar te poetit Kristaq Rames i vihet javet e fundit emri i nje rruge ne Tirane. Ky shkrim nuk do te kishte te mbaruar po te paraqiteshin raste te tilla te pafund.
Kjo dukuri e majtizmit tone ekstremist po na mban zvarre per te mos u shkeputur nga mendesia jone e tipit qe permendem dhe te mos pervetesojme shembullin demokratik me udherrefyes sic eshte ai i Gjermanise se sotme nostalgjia per nazi-fashizmin gjerman eshte tani e paqene. Propaganda pro-naziste eshte e ndaluar me forcen e hekurt te ligjit. Levizjet naziskine te hershme nuk shihen me Ndersa te ne duhet te festohet cdo datelindje e E. Hoxhes te mbushen gazetat majtiste cdo 16 shtator me ovacionet per diktatorin dhe per diktaturen te mbushen librarite me librat luksoze panegjirike te Nexhmijes amp Co per lavde anakronike. Ne saje te ketij mentaliteti dalin nostalgjiket kunder cdo ligji lustracioni. Femijet e bllokmeneve nuk kritikohen se jane te tille por sepse jane krenare qe jane bij keqberesish. Shume nga keta jane deputete te parlamentit pluralist me vulen e Edvinit qe ka lene jashte parlamentit mjaft nga ithtaret e LMN-se e cila ka thene dhe ka lene mjaft gjera pa thene per menyren sesi e ka trajtuar kete levizje kryetari ne detyre per kercenimet per perjashtim nga partia per bllokimin e mikrofonit per hermetizimin e mbledhjeve ne te cilat si shprehje e demokracise nuk pranohen gazetaret per thyerjen e kamerave tv me te cilat reporteret duan te regjistrojne punimet inkuizicionale kunder LMN-se ndash duke i bere jehone transparences se dhunes e te tjera.
Dhe tani le te japim disa mendime per librin e Milovan Gjilasit. Natyrisht qe fillohet me fizionomine politike te Josip Broz Titos 7.05.1892 ndash 4.05.1980. Ky ka qene njeri nder politikanet me te shquar te RFS te Jugosllavise. Biografi i tij me objektiv duhet te kete qene Milovan Gjilasi ish-komunist ne instancat me te larta te hierarkise fillimisht bashkepunetor i ngushte i Titos me vone denoncues i diktatures se udheheqesit jugosllav gjer ne shkeputjen teresore te autorit te librit nga komunizmi. Gjilasi per Titon pra ndonese ka bere 9 vjet burg nga shefi i tij ka dhene nje biografi ne te cilen nuk mbizoteron asfare ndjenja e mllefit apo e hakmarrjes qe do te mund te ndikonte ti jepte vepres se tij biografike tipare subjektivizmi. Se fundi disidentet jugosllave nuk perndiqeshin ne jugosllavine e Titos me ate ashpersi te verber me te cilen Enver Hoxha masakroi hierarket prane tij byroiste ushtarake madhore drejtues te ekonomise dhe te art-kultures. Kundervenia e Gjilasit ndaj sistemit ne vendin e tij qeacute e dukshme dhe e hapur. Vecse per krahasim nder te pushkatuarit nga Enver Hoxha asnjeri prej tyre nuk e pesoi per ndonje veprim apo fjale kunder diktatorit shqiptar. Shkaktar per fatkeqesine vetjake ne kete rastin e dyte mbetej te ishte terrori per vetendeshkim te viktimes dhe argumentet e fajesise nxirreshin perdhunshem dhe kishin tipare thashethemesh si edhe akuza te ndersjella ndaj njeri-tjetrit.. Keshtu psikologjikisht arsyeja duhet kerkuar ne halucinacionet e diktatorit si delirant qe shihte kudo komplote kunder tij.
Mund te nxirret si perfundim se E.H.-a mund te krahasohet kesisoj me Stalinin i cili nuk arriti te pastronte dot edhe katershen e fundit qe i kishte mbetur prane ne kupolen e pushtetit domethene Berian Molotovin Mikojanin dhe Krushovin. Pra nje qendrim i hapur si ai i Gjilasit do ta conte guximtarin shqiptar ne ekzekutim te menjehershem. Domethenia eshte qartesisht e kuptueshme Gjilasi duhej te ishte i kenaqur me aq sa u ndeshkua per qendrimin e tij disident.
Por kjo nuk do te thote se Tito nuk ishte mizor. Kampi i tmerrshem i Goli Otokut eshte prova me bindese se Tito ishte terrorist i pameshirshem madje i suksesshem. Ne ballafaqim me Informbyrone e drejtuar nga Stalini kreu i Jugosllavise e mposhti Stalinin duke perdorur metoda staliniste
Ja si e pershkruan Gjilasi Goli Otokun e destinuar vetem per nostalgjiket staliniste Vendimin per ngritjen e kampit te perqendrimit per komunistet prosovjetike ne vjeshten e vitit 1948 e mori Tito pa pyetur njeri. Ai nuk u konsultua as me KQ as me B. Politike madje as me sekretaret e K.Q. Atehere edhe une ashtu si Kardeli e Rankovici isha njeri nga sekretaret dhe kete vendim e mesova ne Malin e Zi. Mesova se urdhri ishte dhene per te arrestuar te tere informbyroistet domethene perkrahesit e Rezolucionit te Partive komuniste kunder PK-se se Jugosllavise. Ai i kishte kapercyer instancat sepse ne KQ nuk ekzistonte asnje lloj opozite ndaj tij sado e vogel dhe e parendesishme. Mbase Tito dyshonte ose i frikesohej perhapjes se kundershtimeve dhe lekundjeve ne udheheqje. Tashme dihej se kishte ministra te federates ambasadore anetare te KQ neper republika te cilet anonin nga BS dhe nga Informbyroja. Nga natyra Tito nuk ishte dyshues i semure si Stalini apo E.H.-a shenim. Megjithate ishte vigjilent e i kujdesshem. Staliniste ishin shfaqur ne te gjitha institucionet. Njehere Rankovici me tha - Me e keqja eshte se nuk e di ke ke armik ... Tito e kishte pyetur Rankovicin per mua. ndash Cka qe eshte i shqetesuar dhe nuk eshte ne nje gjendje te mire shpirterore Rankovici i ishte pergjigjur se une isha i dashuruar pas nje shoqeje te aparatit te KQ me gruan time te ardhshme Stefanine. ndashAha kjo qenka kurse une mendoja per dicka me te keqe....
Pasi shkruan per arrestimin .e Zhujovicit dhe te Hebrangut si kunderveprues ne dobi te Stalinit Gjilasi eshte kritik qe Tito nuk e mblodhi te gjithe forumin kunder Stalinit. Per me teper i kishte thene Rankovicit se me perkrahesit e Stalinit ne po sillemi ashtu sic kishte vepruar Stalini me kundershtaret e tij. Kolegu i ishte pergjigjur mos e thuaj kete gje. Mos te flasim per gjera te tilla. Ne te vertete edhe Gjilasi ishte i mendimit se edhe ai vete gjykonte se kampi i perqendrimit per informbyroistet ishte i pashmangshem. Ardhja ne pushtet e nje rryme te tille ndash shkruan ai - do te sillte jo vetem rrezimin e udheheqjes por edhe nje spastrim me gjakderdhje si edhe nje vartesiacute e Jugosllavise nga Bashkimi Sovjetik.
Ajo cka thame ishte si nje hyrje per kampin kunderinformbyroist te Goli Otokut. Citojme E keqja dhe turpi eshte ajo se cfare i priste te burgosurit ne ate kamp. Ushqimi ishte i pamjaftueshem kurse puna e rende ne gurore ishte sfilitese. Te denuarit u nenshtroheshin torturave egersia e te cilave ua kalonte atyre me te rafinuarve. Zbatoheshin me force metoda te posacme te paprovuara ndonjehere. Transportimi i te burgosurve behej ne anije ndersa gjate zbritjes ne toke i priste denimi i rende gjate te cilit goditeshin me grushte dhe me shkelma. Kalimi permes dy radheve i ketyre te pandreqshmeve behej edhe me lincime. Te papenduarit poshteroheshin ne nje menyre te tille te cilen mund ta shpikte vetem cmenduria dogmatike. Atyre u zhytej koka ne oturak ndersa ne shpine u vihej shenimi tradhtar etj. Gjithashtu ata duhej te rrefeheshin para kolektivit te te denuarve. Hollesite as Rankovici vete nuk i dinte. Administrata e burgut vepronte me koke te vet.
Pa e zgjatur me tej kete panorame te zymte duket se nje nostalgji rrenimtare kerkon metoda te tilla per tu crrenjosur. Mendesia diktatoriale e cilesdo ane nuk shkulet nga rrenjet me leshime demokratike. Sepse demokracine e vertete as qe duan ta kuptojne ata qe nuk shkeputen dot pas diktatures. Po iu dhe doren te marrin krahun. Marrja e pushtetit me dhune eshte e natyrshme per ata. Por ajo qe merret me dhune me dhune do te mbahet. Populli qe bie ne kete katastrofe do te duhet te duroje qe cdo deshtim te quhet si fitore. Varferia dhe mjerimi te konsiderohen si bollek. Korrupsioni mbetet kurdohere i pandeshkueshem. Panorama po ta konkretizojme me tetevjecarin tone te pershkruar me vertetesi nga Edi Rama - sa per te diskredituar ate te cilit ia mori kryesine e partise - eshte e zeze katran.
Nga kjo pikepamje ky liber i Milovan Gjilasit ka vlera te njemendta per lexuesin tone te paanshem.