E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shtrirja e EULEX, sipas Ahtisari-t

Ministeriali ka zhvilluar sot ne Bruksel sesionin e dyte gjate te cilit u diskutua edhe per Kosoven. Nderkohe u mbajt mbledhja e komisionit NATO–Gjeorgji, NATO-Ukraine dhe u miratua deklarata e ministerialit.

e kete deklarate ministrat e Jashtem te NATO-s u shprehen se presin me padurim anetaresimin e Shqipersise dhe Kroacise ne Aleance.

Vende keto qe sipas deklarates kane kryer tashme reforma te rendesishme dhe po japin kontribut ndaj sigurise euro-atlantike.

Ministrat e Jashtem te vendeve te Aleances shprehen njezeri vendimin per shtrirjen e menjehershme te misionit EULEX ne Kosove, si nje hap i shumepritur qe ndihmon ne stabilitetin ne Kosove.

Gjate fjales se tij ne kete sesion, ministri Basha theksoi se fale angazhimit te Aleances, situata e stabilitetit dhe sigurise ne Kosove dhe ne gjithe rajonin eshte permiresuar ndjeshem.

Ministri Basha pershendeti angazhimin e qeverise se Kosoves per te mundesuar shtrirjen sa me te shpejte te EULEX ne te gjithe territorin, ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves.

Duke nenvizuar angazhimin e NATO-s per integritetin territorial te Republikes se Kosoves, Basha theksoi se zbatimi i plote dhe pa medyshje i planit “Ahtisari” eshte garanci dhe domosdoshmeri per stabilitetin, sigurine dhe paqen ne Kosove dhe ne rajon.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›