Athine, shperthim ne agjencine franceze te lajmeve

Nje bombe artizanale shpertheu dje ne mbremje prane zyrave te agjencise franceze te lajmeve ne kryeqytetin grek, Athine. Bomba artizanale ishte e perbere prej tre bombulash gazi, sasi prej 50-100 grame eksploziv, te cilat ishin lidhur me nje detonator dhe sahat.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Shperthimi ndodhi ne rrugen “Milioni 5” ne lagjen rezidenciale te Athines, Kolonaqi. Prej shperthimit nuk pati demtime ne njerez.
Policia e cila mberriti menjehere ne vendngjarje, tha se jane shenuar deme te vogla materiale ne ambientet e jashtme te zyrave te cilat ne momentin e shperthimit ishin bosh.
Ndonese ende nuk dihen autoret, policia beson se sulmi ndaj zyrave te kesaj agjencie eshte veper e organizatave majtiste te cilat jane te shumta ne numer ne Greqi.
Sulmi ndaj agjencise franceze u denua nga te gjitha partite politike ne vend, te cila shprehen besimin se fajtoret do te gjenden dhe denohen ne menyre shembullore.