Fimoset në Oslo marrëveshja kundër bombave thërmuese
Qindra vende, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës kanë firmosur në Oslo të Norvegjisë traktatin që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Në takimin e Oslos ka marrë pjesë edhe ministri ynë i Jashtëm Lulzim Basha. Basha ka firmosur për Shqipërinë këtë marrëveshje. Ministri Basha ka zhvilluar takime edhe disa takime me homologë të vendeve të tjera. Për vendet që kanë firmosur, dokumenti parashikon ndalimin e prodhimit, përdorimit, stokimit, shitjes dhe transferimit të këtyre armëve vdekjeprurëse, përvec detyrimit, dhe kjo është një risi në krahasim me traktatet e tjera që vjen në ndihmë të viktimave. Edhe gjatë konfliktit të fundit izraelito-libanez, Tel Avivi përdori bombat thërrmuese. "Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën dhe për kombet që duan paqen", tha ministri i Jashtëm i Libanit Fauzi Salukh. "Kjo është një ditë e madhe veçanërisht për Libanin dhe popullsinë në jug të vendit. Për më shumë se dy vjet, civilët, përfshirë të vjetrit dhe fëmijët kanë qenë viktimat e pasojave të agresionit izraelit në verën e vitit 2006", u shpreh ai. Që nga viti 1965, janë rreth 100 mijë viktimat nga këto bomba, ku 98 përqind e tyre janë civilë. Bombat thërrmuese përmbajnë secila qindra mini bomba, dhe pasi hidhen në terren, shpesh nuk shpërthejne menjëherë, duke u transformuar kështu në mina anti-njerëzore.