E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: BE nuk kërkon ndarje të Kosovës

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith konfirmoi se misioni EULEX do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës që nga 9 dhjetori, duke shtuar se misioni i BE-së nuk është krijuar për ndarje, por për të mbrojtur Kosovën si tërësi. Në një debat të zhvilluar në Klubin për Politikë të Jashtme, Feith theksoi se zvarritja e vendosjes së këtij misioni ka të bëjë me realitetin e çimentosur prej nëntë vitesh në veri të Kosovës, mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga fqinji i saj më i rëndësishëm, Serbia dhe mosnjohjen e pavarësisë nga disa shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai ka sqaruar se vonesat e deritanishme janë edhe si rrjedhojë e konsultimeve me Brukselin, duke thënë se nuk ka vonesa teknike operacionale. Feith konsideron se fillimi i misionit EULEX është edhe fillim i fundit të periudhës së OKB-së në Kosovë dhe se në këtë aspekt nuk ka asgjë tragjike, por kjo duhet marrë si një tranzicion i zakontë. Ndërkaq në lidhje me planin gjashtëpikësh të Kombeve tw Bashkuara, Feith tha se bëhet fjalë për një proces që është bwrw për të lehtësuar zbarkimin e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›