Basha: Shumë shpejt një bibliotekë e madhe
Sipas tij, Tirana tashmë po i afrohet numrit të 100 mijë studentëve dhe bashkia duhet të jetë në koherencë për të përmbushur nevojat e këtyre studentëve.
“Natyrisht që kjo është e vërtetë dhe Bashkia duhet të marrë përgjegjësi të plota dhe do i marrë ato, për një akses më të madh dhe më të pasur ndaj librit në qytetin e Tiranës, por Bashkia nuk mund të anashkalojë, as të mbyllë sytë apo të tregohet indiferente ndaj energjisë së jashtëzakonshme që përfaqëson bota universitare në Tiranë. Një Tiranë që së shpejti do të ketë 100 mijë studentë është një pasuri e madhe, të cilën as Bashkia, as Kryetari i Bashkisë nuk mund ta lënë jashtë llogarive, kur bëhet fjalë për përqafimin e diturisë dhe kur bëhet fjalë për kontaktin me librin”, ka thënë Basha.
Ai shtoi se “ne jemi në fazën e përgatitjes për të bërë realitet hapësirën fizike, por edhe mekanizmat bashkërendues, duke përdorur edhe teknologjinë e fundit, teknologjinë e informacionit, me anë të së cilës jo vetëm do të ndihmojë qarkullimin e lirë të librit mes universiteteve të Tiranës, por do të marrim gjithashtu edhe rolin që na takon për ta bërë aksesin tek libri, si rruga e vetme drejt dijes dhe progresit të plotë dhe të lehtë jo vetëm për universitarët, pra për studentët dhe botën akademike por edhe për qytetarët e Tiranës”. /Start/
2011-12-12 14:17