Basha: Si do ta ndryshoj Alliasin
Kandidati per kryebashkiak siguroi banoret, se do t'u ofroje gjithcka qe atyre u ka munguar nder vite
Banoret e lagjes se Alliasit, jetojne ne kushte mjaft te veshtira, jo vetem ekonomike, por edhe infrastrukturore. Ata nuk kane nje shkolle per femijet e tyre, nuk kane nje rruge te rregulluar, nuk kane nje kend sportiv, nuk kane asgje qe t'i korrespondoje nje lagjeje te metropolit shqiptar ne vitin 2011. Por, duket se nje "rreze" shprese ka hyre dje edhe ne kete lagje, pas bashkebisedimit te tyre me kandidatin e "Aleances per Qytetaret", Lulzim Basha.
Basha
Kandidati per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha u premtoi banoreve te Alliasit, zgjidhje te te gjitha problemeve, duke filluar nga me emergjentet. Gjate takimit qe ai pati dje me banoret e kesaj lagjeje, mesoi se ata vuajne mungesen e investimeve nga ana e Bashkise se Tiranes ne gjithe keto vite. Keshtu, nje nga zonat me te populluara te Tiranes nuk ka rruge, nuk ka shkolla, nuk ka kanalizime. Banoret i treguan kandidatit per Kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha, kushtet ku ata jetojne. "Nuk ka shkolla, jemi 0 me gjithcka, kjo eshte nje dobesi e Bashkise", i tha Bashes nje banor, gjate takimeve qe kandidati pati mbreme ne rruget e njesise Bashkiake numer 4 ne Tirane. "Ja shihe si dalin ne rruge ujerat e zeza, ketu rriten dhe luajne femijet tane", i tha Bashes, nje banor i irrituar. Nje grup femijesh i kerkuan Bashes nje fushe futbolli per te luajtur.
Shkeljet
Me tej, kandidati per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha u njoh me nje rast tipik te keqmenaxhimit te Bashkise. Ne nje zone te Alliasit, nje fushe ku luanin femijet ishte shnderruar ne pallat shumekatesh, ndersa nje kompleks sportive, i vetmi oaz per te rinjte e zones kishte mbetur i cunguar, pasi Bashkia nuk jep leje per ndertimin e pishines. "Ja, kjo fusha eshte bere pallat, ndersa une qe kam bere kete palestren, nuk marr dot leje prej 5 vitesh per te bere edhe nje pishine", i tha Bashes pronari i kompleksit sportive. Pasi diskutoi me banoret edhe nje sere problemesh te tjera qe sipas tij do te marrin zgjidhje, kandidati per kryebashkiak, Lulzim Basha i garantoi banoret se do te kene vemendjen e tij per te gjithe keto problem. "Une do te bej rrugen, dhe do te ndertoj edhe shkollen", i siguroi Lulzim Basha qytetaret e Alliasit.
Basha: Projekte per jeten akademike dhe punesimin
Lulzim Basha, kandidati per kryebashkiak ne Tirane, pati rastin te komunikonte me nje grup te rinjsh per idete qe ai ka per qytetin dhe nevojat e tyre. Disa studente te Juridikut, e ftuan Lulzim Bashen ne nje mbremje qe ata po organizonin mbreme ne Tirane. Basha u tha te rinjve se do te jete mbartesi i shpresave te te rinjve per nje Tirane Evropiane. Jane te shumte te rinjte qe diplomohen ne kryeqytet, mirepo perspektiva e tyre e punesimit nuk eshte aktualisht shume e sigurt. Per kete, Lulzim Basha tha se do te punoje qe oferta per punesim te rritet. "Une do te bej gjithcka, do te krijoj te gjithe lehtesirat, ne menyre qe Tirana te kthehet ne Parajse per investitoret dhe keshtu, mundesite e punesimit te te rinjve te rriten", iu drejtua Basha studenteve. Nderkohe qe ekipi i ardhshem i Bashkise do te krijoje qe tani kontakte me tregun e punes, ne menyre qe periudha e pas diplomimit te jete sa me e shkurter dhe specialistet e rinj, te kene mundesi te ushtrojne sa me shpejt profesionin e tyre. Kandidati per Kryebashkiak u tregoi edhe rreth projektit qe ai ka per studentet nderkohe qe ata jane duke ndjekur jeten akademike. Basha u tha te rinjve qe ka ne plan projekte konkrete per infrastrukturen e tyre ne menyre qe kjo te ndikoje ne nje kualifikim sa me te mire. "Une ju premtoj se sapo te nis punen si kryebashkiak, do te filloj ndertimin e bibliotekes universitare te Tiranes per te gjithe studentet, sic e kane te gjithe kryeqytetet e tjera te Evropes", u shpreh Basha. Kandidati per kryebashkiak i ftoi te rinjte qe t'i shkruajne ne adresen e tij ne "Facebook", te gjitha sugjerimet qe ata kane per nevojat e tyre dhe per transformimin e Tiranes.
Sipas studenteve te Fakultetit te Drejtesise, edhe pse ata jane me rezultate te mira, jane te pasigurt per te ardhmen dhe punesimin e tyre. Por, kandidati Basha u premtoi se ekipi i ardhshem i Bashkise do te krijoje qe tani kontakte me tregun e punes, ne menyre qe periudha e pas diplomimit te jete sa me e shkurter.