E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mico: Dule, po behet beniamin i Edi Rames

Vangjel Dule po perdoret nga Edi Rama per te terhequr votat e minoritetit grek, ne Jug te vendit, te cilat pas ikjes se Vangjel Tavos nga Partia Socialiste, rrezikojne t'i shkojne koalicionit te djathte, ne zgjedhjet e 8 majit. Deklarata eshte bere dje nga Thoma Mico, ish-themelues i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, aktualisht perfaqesues i Partise me te re te minoritetit "Mega". "Partia e Dules do te mbahet ketej e tutje me votat e Partise Socialiste. PBDNJ-ja eshte degjeneruar ne nje parti te nje individi. Ne kete simbioze te re politike me z.Rama, Dule ka interesin e vet te jete beniamin i z.Rama. Aktualisht rrezikohet te marre shume pak komuna, ose aspak, nese nuk do te kete mbeshtetjen e votes se minoritareve, qe jane te aderuar ne Partine Socialiste",-tha dje Mico ne nje interviste, dhene per televizionin "Klan". Nga ana tjeter ai ka theksuar se kreu aktual i PBDNJ-se, nuk po mendon per te drejtat e minoritetit qe perfaqeson. Ai ndalet edhe ne marreveshjen e shkuar qe me themelimin e organizates e minoritetit "Omonia", duke theksuar se ka shkelur parimet e saj. Parime qe kane te bejne me perzgjedhjen e kandidaturave dhe vendosjen e emrave me perfaqesues te ketij komuniteti. "Dule po shkel marreveshjen me "Omonian". Perzgjedhja e kandidateve ka qene e drejta ekskluzive e "Omonia"-s. Ka qene nje marreveshje historike e "Omonia"-s me PBDNJ-ne, qe ajo zgjedh kandidatet ne 10 komunat ne Jug te vendit dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, thjesht i jep mbeshtetjen. Sot per here te pare z.Dule nuk respekton kete parim. Vazhdon te jete nje shtojce e Partise Socialiste dhe nuk ka marre parasysh kandidaturat e "Omonia"-s",-tha dje Mico. Nje pjese e minoritetit grek qe ndodhet ne jug te vendit po akuzojne prej ditesh kryetarin e PBDNJ-se, Vangjel Dule, se me levizjet e tij politike dhe afrimin me Partine Socialiste po e percan "Omonia"-n, gje qe ka cuar ne rrudhjen e elektoratit te tyre. Partia Socialiste i ka lene 9 komuna te lira PBDNJ-se. Nderkohe qe mosmarreveshje me PS-ne ka pasur per bashkine e Himares. Drejtuesit e PS-se nuk kane pranuar qe ne zgjedhjet e 8 majit te rikandidoje ne kete post kreu aktual i bashkise Vasil Bollano. Komunat, Dropull i Poshtem, Dropull i Siperme, Odrie, Pogon, Aliko, Dhiver, Livadhja, Finiq dhe Mesopotam jane njesite vendore qe Partia Socialiste i ka lene te lira per kandidatet e PBDNJ-se. Selia roze do te beje fushate per kandidatet e PBDNJ-se ne keto komuna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›