E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, gati arritja e kompromisit Rozeta Rapushi

Zbuten tonet mes forcave politike ne diskutimet mbi nenshkrimin e nje marreveshje ne lidhje me zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne diten e dyte te tryezes politike, duket se ekspertet e perzgjedhur nga PD dhe PS, kane gjetur nje ure komunikimi. Oert Bylykbashi nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS, dolen dje me optimiste nga takimi i zhvilluar ne kryesine e Kuvendit, pa pranine e mediave per nenshkrimin e marreveshjes para zgjedhjeve lokale te 8 majit. "PS me sa duket i ka pranuar te gjitha propozimet qe ne beme ne marreveshjen tone, per shkak se nuk kane bere asnje ndryshim nga marreveshja jone. Kjo konfirmon se marreveshja e propozuar nga mazhoranca, bazohet ne rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Kodin Zgjedhor dhe eshte plotesisht e zbatueshme, nese ka vullnet te plote politik", u shpreh pas takimit Bylykbashi. Ai siguroi se mazhoranca, do te shohe me kujdes te gjitha propozimet e bera nga ana e selise roze per t'ju shtuar kesaj marreveshjeve dhe do ti gjykoje ato me kujdes, deri diten e premte, si afat i lene nga palet per te dhene apo jo firmat. "Ne do te shohim me kujdes te gjithe propozimet, deri te premten per ti gjykuar per sa i perket aspektit te perfshirjes ne menyre qe keto kerkesa, nuk jane te papranueshme apo qe cenojne procesin", saktesoi Bylykbashi. Nga ana e tij, eksperti i PS-se, Damian Gjiknuri, tha se opozita ka bere nje sere propozimet per t'ju shtuar kesaj marreveshjeje qe propozohet nga mazhoranca. "PS ne funksion te tryezes se zhvilluar edhe dy dite me pare, per te arritur nje marreveshje esenciale per ato pika qe ne i kemi nxjerr si problematike, kemi bere nje sere propozimesh, tek drafti qe ka pergatitur PD. Kjo si nje vullnet i mire, per te gjetur nje zgjidhje para ketyre zgjedhjeve lokale ne prag", tha Gjiknuri. Sipas tij, pervec pjeses qe i takon transparences post-zgjedhore dhe qe nuk ka efekt te menjehershem ne keto zgjedhje, asgje tjeter nga pjesa e propozimeve te PS-se nuk ka te beje me Kodin Zgjedhor. "Vetem transparenca lidhet me Kodin, te tjerat kane te bejne me elemente, si vendimmarrja e KQZ, qe mund te zgjidhen me vullnet te mire", u shpreh Gjiknuri. Por perballe ketyre kerkesave te bera nga socialistet, mazhoranca beri te qarte qendrimin se kusht i padiskutueshem per te mbetet zbatimi i ligjit. "Nje kusht i padiskutueshem nga ana jone, eshte qe cdo lloj elementi qe do te perbente ndryshim ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve, te perfshihet ne kodin zgjedhor vetem pas nje vleresimi paraprak nga OSBE ODIHR dhe Komisioni i Venecias", theksoi eksperti i PD-se. Megjithate vendimi perfundimtar, per firmosje apo jo me ne fund te nje marreveshjeje qe do te ulte tensionet politike para zgjedhjeve lokale, do te merret diten e neserme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›