E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, “Durrësi” çmonton mafien shqiptare, 6 në pranga

Gjashtë shqiptarë ranë në pranga të policisë italiane dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian, pas një operacioni të koduar me emrin "Durrësi" kundër trafikimit të narkotikëve. Sipas mediave italiane hetuesit e antimafias italiane kanë gjetur prova se urdhërat e trafikimit vinin me kode nga qyteti i Durrësit dhe zbatoheshin nga grupet e trafikimit dhe shpërndarjes se drogës në disa qytete të Italisë dhe në Gjermani. Prokuroria e Barit njoftohet se ka lëshuar nëntë mandate arresti, por 6 prej tyre janë ekzekutuar.
Në pranga kanë rënë 46 vjecari Andrea Hila, i konsideruar si drejtuesi i grupit që jetonte në Molfeta në Gjermani dhe Luis Marina. Të implikuar janë edhe Shkelzen Laci, dhe Altin Frroku , operatorë të shpërndarjes së drogës në sheshet e Riminit, Trentos dhe La Spezias.
Gjatë hetimeve u gjetën 6 kg kokainë me një vlerë prej rreth 500 mijë euro, një pistoletë armë shndërruar në armë vdekjeprurëse, 50 fishekë dhe një sasi e madhe e veshjeve të falsifikuara, të importuara ilegalisht në Bitonto. Organizata kriminale mbulonte me lëvizjen e veshjeve drogën e ardhur në Itali nga Amerika e Jugut dhe Spanja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›