E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: T’i japim Tiranës vizionin e munguar, Rama piktor i dështuar

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes së konkursit për zgjatimin e Bulevardit të kryeqytetit, të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sallën e Akademisë së Arteve.

Berisha e cilësoi këtë projekt si një fillim të ri për Tiranën, dhe shigjetoi ish-kryetarin e Bashkisë Ed Rama duke e cilësuar si një piktor të dështuar që i mungonte vizioni.

“Pararadhësi ishte një piktor i dështuar, jo për faktin se nuk i shiteshin veprat por nuk kuptonte se njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të shohin por edhe të ecin, kjo është urbanistika
dhe ky është dimensioni që qyteti me pret. Le ta konsiderojmë këtë një fillim premtues për Tiranën metropol europian.”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa përmendi potencialet e Tiranës, Berisha shprehu besimin se Tirana do të shndërrohet në një metropol të ri europian, ku do të harmonizohen të gjitha potencialet e saj.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›