Ulet denimi per vrasjen e foshnjes nga nena 25-vjecare
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Korçë, për çështjen e 25 vjeçares Sonila Lumi,e cila rrahu dhe më pas mbyti foshnjën e saj 18 muajshe.
Treshja e gjyqtarëve të Apelit, ka vendosur jo vetëm ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale që rëndon mbi nënën 25-vjeçare, nga vrasje në rrethana cilësuese në keqtrajtim të të miturit me pasojë vdekjen, por edhe masën e dënimit nga 12 në 10 vite burg.
Përsa i përket masës së dënimit, prokurorja e çështjes kërkoi që për Lumin të mbetej në fuqi dënimi prej 12 vitesh i dhënë nga shkalla e parë.
Ashtu si dhe në gjykimn e shkallës së parë,mbrojtja ka kërkuar që 25 vjeçarja të përgjigjet për akuzën e vrasjes nga pakujdesia duke vlerësuar zhvillimin e vonuar mendor dhe fizik dhe mosarsimimin e të pandehurës.
Pasi ka dëgjuar argumentat dhe provat e palëve ,trupi gjykues ka vendosur të cilësojë fajtore 25 vjeçaren Sonila Lumi, për akuzën e keqtrajtimit të të miturit, me pasojë vdekjen duke i dhënë masën e dënimit me 10 vite burg.