E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi ne Tirane do ndeshkoje cdo familje qe shperdoron ujin

Ujësjellësi në Tiranë do të ndëshkojë çdo familje që shpërdoron ujin e pijshëm.

Nëse ato nuk lidhin kontrata të rregullta me ujësjellës-kanalizimet për të paguar atë që konsumojnë, ndërmarrja do t’u ndërpresë furnizimin me ujë.

Të tilla familje që përfitojnë ujë të pijshëm nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, që paguajnë më pak se konsumojnë nëpërmjet faturave afrofe dhe harxhojnë tre deri në katër-fish më shume se norma e përcaktuar sipas drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve Sahit Dollapi ka mbi 10 mijë në kryeqytet pavarësisht se nga 2010 janë lidhur 19 mijë e 600 kontrata të reja.

Shpërdorimi i ujit të pijshëm neë vendin tonë është dhe një ndër shqetësimet e Bankës Botërore e cila në raport për zhvillimin e ujësjellësave dhe kanalizimeve vëren se megjithëse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore në zona të ndryshme, vazhdon të ketë nevojë për të.

Sipas statistikave për vitin 2010, rreth 63.2 % e ujit të konsumuar nuk është faturuar pasi nga prodhimi mesatar 301 litra ujë për frymë në ditë janë përfituar të ardhura vetëm për mesatarisht 110 litra për frymë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›