Basha-Granoff Bashkia e Tiranes ka nje axhende vertet te forte per te zhvilluar qytetin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha takohet me drejtuesit e fondit dhe fondacionit shqiptaro-amerikan
Bashkia dhe fondi shqiptaro-amerikan, projekte për zhvillimin ekonomik dhe punësimin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot Drejtorin Ekzekutiv të fondit shqiptaro-amerikan dhe fondacionit të ndërmarrjeve, Michael Granooff, si dhe anëtarët e bordeve drejtuese, me të cilët ndau vizionin dhe projektet e tij për Tiranën.
Basha i njohu drejtuesit e fondit me planet e zhvillimit të qytetit, me projektet strategjike si dhe me prioritetet për përmirësimin e cilësisë së jetës.
Gjithashtu, kryetari i Bashkisë u ndal në veçanti edhe në projektet e infrastrukturës, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Tramvaji, ndërtimi i stacionit të ri të trenit etj, si dhe në planet e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit të cilat janë prioritet të Bashkisë së Tiranës.
Basha nënvizoi se si Fondi ashtu edhe Fondacioni mund të financojnë dhe bashkëfinancojnë me Bashkinë e Tiranës, projekte në fushën e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, punësimit, stazheve të punësimit për të rinjtë, zhvillimit të infrastrukturës së brendshme të lagjeve të qytetit, projekteve të mëdha të infrastrukturës së jashtme, zhvillimin social-kulturore etj.
Drejtuesit e fondit shqiptaro-amerikan e vlerësuan këtë axhendë projektesh të Bashkisë së Tiranës dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në funksion të zhvillimit të qytetit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës.
Drejtori ekzekutiv i fondit Granoff nënvizoi se nga njëra ne Bashkia e Tiranës ka një axhendë vërtet të fortë për të zhvilluar qytetin dhe nga ana tjetër kemi edhe Fondin e Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, i cili ka projekte që janë mjaft të ngjashme me këtë lloj vizioni.