E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashki-Gjykate takim per situaten tek rruga nga Arkivi te Sherbimi i Proves

Rruga nga Arkivi Qendror i Shtetit deri tek Shërbimi i Provës është çdo ditë në kaos, pasi në këtë rrugë parkohen edhe furgonat e linjës Tiranë-Durrës.

Në këtë rrugë, intensiteti i lëvizjes është shumë i lartë.

E njëjta situatë, paraqitet edhe tek rruga tjetër para gjykatës nga ana e arkivit qendror të shtetit, deri tek godina e hipotekës, nëpërmjet teë çiles futen në gjykatë të pandehurit jo vetëm të burgut 313, por edhe nga institucionet e tjerë të vuajtjes së dënimeve.

Për zgjidhjen e kësaj situate si dhe për rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë Gjykatës së Krimeve të Rënda në ambientet e të cilës ndodhet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, kryetarja e kësaj gjykate Etleva Deda zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranes Lulzim Basha, pas te cilit është rënë dakort në parim zgjidhja e shpejtë e kësaj situate.

Nga burime të “ABC News” mësohet se z.Basha ka ngritur një grup pune me specialistë të urbanistikes të cilët kanë konstatuar shqetësimet e këtij segmenti rrugor dhe problemin do e kalojnë për diskutim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›