E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat ne Elbasan ngrihet nje komision i posacem

Në Elbasan krijohet një komision i posaçëm për zgjidhjen e problemit të fushës së plehrave.

Pas kronikave sensibilizuese të dhëna nga “ABC News” ku janë përcjellë shqetësimet e banorëve të Elbasanit, por edhe pushtetit vendor, për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet vend-depozitimi i mbeturinave në këtë qytet, ka patur një reagim të menjëhershëm të këshillit bashkiak të këtij qyteti.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i ka kërkuar këshillit bashkiak që të miratojë një grup pune të përbërë nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Eugen Isaj, nga ai si kryetar i bashkisë Elbasan dhe nga drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Adi Madhi, për të negociuar për zgjidhjen e problematikës madhore të shkaktuar në qytet për shkak të fushës së plehrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›