Tiranë, ekzekutohet me 6 plumba pronari i autoshkollës, policia shoqëron 8 persona
TIRANE- Një 45-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e krimit.
Mësohet se viktima është shtetasi Luigj Dukagjini, pronari i një autoshkolle në Tiranë. Sipas policisë, ai është qëlluar me 6 plumba, sapo ka dalë nga banesa e tij dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Dukagjini u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit. Momentalisht janë shoqëruar në komisariat 8 persona, si të dyshuar për vrasjen, ndërkohë që pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Sipas informacioneve të policisë, viktima rezulton të jetë marrë në të kaluarën me veprimtari të paligjshme në shtetin anglez.
(er.nu/BalkanWeb)