Basha Te kontribuojme per nje mjedis te paster
Kontrasti i ambientit brenda me atë jashtë shtëpisë, është realiteti i shëmtuar që na shoqëron çdo ditë.
Shkaktarët kryesorë të ndotjes së cilësisë së jetës, janë vetë qytetarët të cilët nuk zbatojnë normat bazë të edukatës qytetare që mësohet në vitet e para të shkollës fillore.
Në 20 prill, ditën e angazhimit vullnetar për pastrimin e mjedisit në të gjithë vendin, Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës për një Shqipëri më të pastër duke ndërhyrë për pastrimin e 7 pikave të nxehta mjedisore në kryeqytet dhe duke vënë në dispozicion kosha të rinj, makina pastrimi dhe numra telefoni për shërbimin e pastërtisë.
Qytetari i parë i Tiranës u bën thirrje të gjithë familjeve dhe bizneseve që të paguajnë taksën e pastrimit sepse është shumë e rëndësishme që të kontribuojnë të gjithë për një mjedis më të pastër duke ndikuar edhe në rritjen e cilësisë së jetës.
Kryebashkiaku Basha i falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen në pastrimin e qytetit duke u bërë thirrje që kjo të mos jetë vetëm një ditë pasi nëse të gjithë do të mbajnë përgjegjësitë qytetare atëherë do të garantohet një mjedis më i pastër e më i shëndetshëm për veten e fëmijët.