Vëzhgimi/Linda Basha do votojë kundër kryetarit të PS
Është lajm fakti që Linda Basha do të votojë kundër kryetarit të PS. Kjo nuk ka lidhje me faktin në intervistën e fundit televizive bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Basha (Rama) pohoi se familjarët e saj “tironsa” i kishin thënë se nëqoftëse ish-kryebashkiaku Rama nuk do t’u kishte dhënë lejet e ndërtimit të pallatit pesëkatësh, ata do të fusnin në lojë njerëzit e tyre të “djathtë” për të marrë lejen. Po ashtu nuk ka lidhje me faktin që Linda Basha ka “presione” nga grupe feministe dhe të barazisë gjinore që i thonë: Si mund të jetosh me një burrë që është simbol i përdhosjes së institucionit të familjes dhe partnereve të shumta në momente të rënda nervozizmi.
Ajo nuk i vëren fare këto detaje. Më e rëndësishme për të është të jetë mirë me veten. Fakti që Linda Basha do të votojë kundër kryetarit të PS ka të bëjë më së shumti me një moment sinqeriteti, në të cilat gratë deklarojnë gjërat më të çuditshme të mundshme. Padyshim këto momente sinqeriteti për një grua në moshë janë ca momente të veçanta, sidomos kur janë përpara një pasqyre parukiereje, përpara një kafeje pasditeje apo përpara një nate të çuditshme, ku ndjehen të lira të shqiptojnë fjalë kontroverse që lënë me gojë hapur bashkëbiseduesin.