E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët e PD-së kanë marrë mbështetjen edhe të banorëve të qytetit të Kukësit

15-06-2013 / Gazeta 55

Flamur Noka: Kukësi është shndërruar në një qendër universitare

Në takimin me banorët e lagjes nr. 2 kryetari i këshillit të qarkut, Ibsen Elezi, ka përmendur faktin se "që nga viti 2007 e këtej vetëm në bashkinë e Kukësit janë investuar mbi 7 milion euro".  Kandidati që kryeson listën e kandidatëve të qarkut të Kukësit, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se "atmosfera që po mbizotëron në çdo takim na jep siguri në fitoren e PD-së. Kjo sepse ne do të shtrojmë rrugën e së ardhmes, të zhvillimit e emancipimit. Kjo është meritë e PD-së dhe e kryeministrit Berisha". Duke iu referuar rinisë, Noka theksoi se "për rininë kuksiane ne kemi vëmendje absolutisht të veçantë. Për këtë qeveria është përpjekur maksimalisht t’i ndihmojë, t’u krijojë kushte zhvillimi e t’u hapë hapësira. Mjafton të shohim se sot Kukësi është shndërruar në një qendër universitare, ku vijnë të rinj e të reja edhe nga rrethe të tjera për t’u shkolluar". Noka stigmatizoi liderin socialist, duke u shprehur se "armiku i zhvillimit të këtij vendi është Edi Rama". Ndërsa kandidati tjetër, Alban Zeneli, solli te banorët e lagjes besimin në fitoren e PD-së. "Te jemi të bashkuar ditën e votimeve, të votojmë aty ku duhet", tha ai. Një takim entuziast u zhvillua edhe me mësuesit e shkollave të qytetit të Kukësit. "Reformat në arsim kanë dhënë efekte, duke iu afruar standardeve evropiane", tha Noka. "Nuk do rreshtim së mbështeturi mësuesit, që është profesioni më fisnik. Të kalosh gjatë jetës tënde me qindra e mijëra fëmijë është kënaqësia që ka çdo mësues", u shpreh Noka. Ai theksoi se "arsimi profesional do të jetë më shumë se deri tani në qendër të vëmendjes".

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›