Basha: Te numerohet cdo vote ne Tirane
Kandidati i mazhoranes per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha kerkoi dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe te numeroje cdo vote te qytetareve, duke perfshire dhe ato qe jane hedhur gabimisht ne kutite e keshillave bashkiak. Ne nje deklarate dhene dje per mediat, Basha u shpreh se nuk eshte degjuar zeri i gjithe qytetareve qe kane marre pjese ne proces. "Une i kam kerkuar KQZ-se, ne cilesine e tij si KZAZ per Tiranen, qe te numeroje votat e vendosura aksidentalisht ne kutite per funksionet e tjera. Keto, jane vota plotesisht te vlefshme te ketyre zgjedhjeve, dhe askush nuk ka te drejte tua mohoje vullnetin ketyre qytetareve qe ushtruan te drejten e tyre per te votuar", tha ai.Ndryshe nga kandidati i opozites, Edi Rama, i cili deklaroi se procesi ka mbaruar, Basha u shpreh se jo cdo vote eshte numeruar. "Pak me heret z. Rama pretendoi se numerimi i votave ka perfunduar, e ndersa ai mund te uroje qe kjo te jete e vertete, jo cdo vote eshte numeruar, dhe ende nuk eshte degjuar zeri i cdo qytetari qe ka votuar", tha Basha. Ai e ka cilesuar reagimin e opozites ndaj KQZ-se, si nje presion politik dhe perpjekje per te shtremberuar procesin. "Cdo perpjekje per t'i bere presion apo per te kercenuar KQZ-ne, gjate ketij procesi, eshte nje perpjekje per te shtremberuar procesin demokratik. Une jam i vendosur te bej gjithcka, qe ky proces te vazhdoje te jete i ndershem, i lire, transparent dhe i sakte", tha Basha. Ne deklaraten e dhene dje per mediat, Basha ka theksuar se procesi nuk duhet te bllokohet nga bashkepunetoret e kandidatit te opozites, Rama. Ai ka shtuar se leximi i sakte i gjithe votave lidhet me detyrimin qe kane te gjithe ndaj parimeve demokratike. "Ky eshte procesi qe disa bashkepunetore te z.Rama kane bllokuar tani ne nje perpjekje te deshperuar. Uroj qe zoti Rama nuk po perpiqet te ndaloje numerimin e cdo vote dhe te mbyse zerin e qytetareve. Uroj po keshtu qe qetesia dhe durimi te mbizoterojne dhe ti rikthehemi punes per te permbyllur nje proces qe te gjithe duam te perfundoje. Ne fund, kjo nuk ka te beje as me mua, as me z.Rama, por me faktin nese zeri i cdo qytetari do te degjohet dhe cdo vote do te numerohet, sepse ky eshte thelbi i demokracise", u shpreh Basha. Ai shtoi se do te prese numerimin e plote te votave dhe shpalljen e rezultatit zyrtar te zgjedhjeve.