E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton Indrit Fortuzi i PD, ne avantazh ne njesine numer 5, Jeta Seitaj, PS

Partia Demokratike siguron edhe njesine bashkiake numer 9 ne Tirane, duke e cuar ne shtate numrin e njesive te fituara ne kryeqytet nga 11 ne total. Deri ne mbremjen e djeshme, kur ende po vijonte procesi i numerimit ne kutite e fundit te mbetura, ne njesine bashkiake numer 9, rezultonte fitues kandidati demokrat, Indrit Fortuzi. Kandidati demokrat, rezulton fitues me 9173 vota perballe kundershtarit socialist, Armond Halebi me 8554 vota. Nje diference kjo e madhe ne vota mes tyre. Nderkohe qe vijon me hapa te ngadalte procesi i numerimit te votave per rezultatet ne njesine bashkiake numer pese. I nisur vetem dje paradite, deri ne oret e vona te mbremjes, nga 6 kuti te numeruara nga 60 ne total, kandidatja socialiste, Jeta Seitaj kryesonte garen me 1768 vota te marra perballe kandidates se LSI-se, Erisa Xhixho me 1166 vota. Me gjithe diferencen ne vota mes tyre, eshte ende heret per te folur per nje rezultat per shkak te numrit te madh te kutive te votimit, qe ende nuk jane hapur per tu numeruar. Nderkohe qe ka perfunduar rezultati per te 9 njesite e tjera vendore. Nder to, koalicioni "Aleanca per Qytetarin" ka marre drejtimin e gjashte prej tyre, njesise bashkiake numer 2, 3, 4, 8, 10 dhe 11. Nderkohe qe per sa i perket koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", fitorja e sigurt u mor ne njesine bashkiake numer 1, 6 dhe 7. Ne total deri me sot, koalicioni "Aleanca per Qytetarin" ka siguruar fitoren ne 7 njesi bashkiake, ndersa ai "Aleanca per te Ardhmen" ne tre prej tyre. Ne nje njesi bashkiake, procesi eshte ende ne vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›