E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kerkon numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara

Kandidati demokrat Lulzim Basha u shfaq pasditen e sotme ne nje dalje publike ku kerkoi pranimin si te vlefshme te fleteve te votimit te kandidateve te hedhura jo ne kutite perkatese.

Duke iu referuar ketyre rasteve Basha theksoi se kjo nuk behet per te nxjerre ate fitimtar por per te degjuar zerin e qytetareve.

Aktualisht nuk e dime numrin total te votuesve qe kane votuar ne kete menyre por ne respekt te qytetareve mendoj se ato duhen numeruar. Cilido te jete verdikti final i KQZ-se une do ta respektoj ate tha Basha.

Kandidati i Partise Demokratike per kryeqytetin pretendon se shume flete ne favor te tij jane hedhur gabimisht ne kutite e fleteve per keshillin bashkiak. Sipas Kodit Zgjedhor gjetja e ketyre fleteve ne kutine e gabuar i ben ato te pavlefshme por demokratet kane kerkuar numerimin e tyre pasi shihet si e vetmja menyre qe zoti Basha te kaloje ne avantazh ne garen elektorale qe lame pas.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›