E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Te rishihet procesi i dhunuar

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi dje se aktet e dhunes gjate zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni jane te papranueshme per nje proces te lire zgjedhor ne perputhje me standardet demokratike evropiane. "Ne i kemi bere thirrje faktoreve politike dhe ne vecanti faktorit politik shqiptar ne Maqedoni qe te distancohet nga aktet e dhunes dhe duke demonstruar maturi, pjekuri, gjakftohtesi dhe pergjegjesi politike te perfundoje procesin ne menyre sa me te qete qe te mos shoqerohej dita e zgjedhjeve, me ato incidente qe pati gjate fushates elektorale", tha Basha. Gjithashtu, ministri u shpreh se "eshte shume e rendesishme qe autoritetet zgjedhore te shqyrtojne cdo ankese te cdo subjekti dhe ne baze te ligjit dhe te parimeve te zgjedhjeve te lira dhe demokratike, te japin pergjigjen e duhur ne perputhje me parimet themelore kushtetuese te respektimit te se drejtes se votes se cdo qytetari".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›