E Diel, 1 Nëntor 2026

Partite shqiptare, dilema per t'iu afruar "Gruevskit"

Kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, fitoi zgjedhjet, por nuk ka fituar ende gjendjen politike, sepse per te garantuar moskeqesimin e klimes nderetnike ne Maqedoni, ai duhet te perfshije ne qeveri nje nga dy partite shqiptare. "C'do te thote: fitore e vertete?" - tha dje kryetarja e delegacionit te Parlamentit Evropian per vendet e Evropes Juglindore, Doris Pack, ne nje interviste per programin maqedonas te Deutsche Welles, duke iu pergjigjur pyetjes nese kjo eshte nje fitore e vertete per VMRO-ne. "Me sa di une, Gruevski ka fituar nje vend me shume sesa gjysma ne parlament, por me kaq nuk e ka fituar ende gjendjen politike, sepse ai duhet te perfshije ne qeveri nje nga dy partite shqiptare per te garantuar moskeqesimin e klimes nderetnike ne Maqedoni", u shpreh Pack. "Problemi do te jete se cilen parti do te marre ai ne koalicion dhe me pare Gruevski ka thene se do te marre partnerin e vjeter, PDSH-ne. Kjo do te thote qe BDI-ja, e cila i krijoi veshtiresite - edhe vitet e fundit - mbetet perseri e paperfshire. Se a do te kontribuoje kjo ne paqetimin e gjendjes, kete e ve ne dyshim."

Ne zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni te shoqeruara nga akte dhune Kryeministri Nikolla Gruevski arriti nje fitore te qarte. Pas numerimit te me shume se gjysmes se votave, Gruevski shpalli fitues koalicionin e tij nacional-konservator. Komisioni shteteror zgjedhor konfirmoi, se koalicioni me rreth 48% do te jete forca me e madhe ne parlamentin e ri. Koalicioni opozitar socialdemokrat arriti te marre 23% te votave. Zgjedhjet u shoqeruan me shume akte dhune ne zonat me popullsi shqiptare, ne te cilat u vra nje person. Komisioni i BE-se shprehu shqetesim. Votimi konsiderohet si prove per kete republike ish jugosllave, e cila deshiron te hyje ne BE dhe ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›