Rubik, gjysma e banoreve te pastrehe
Aleksander Ndoja
Gjysma e banesave ne qytetin e Rubikut jane ende te pa privatizuar dhe familjet mbeten me statusin e te pastreheve. Shkak eshte bere amortizimi i godinave te ndertuara prej vitesh dhe qe banohen nga familje, qe ende nuk jane bere pronare, si pasoje e problemeve ligjore. Duke iu referuar regjistrave perkates ne zyrat e bashkise, pallatet rezultojne te jene shteterore, ndersa kalimi i viteve dhe mos investimi per rikonstruksion ka sjelle rrezikun e jetes te qytetaret, pasi godinat kane nisur te demtohen. Qemal Destani, me detyre specialist i legalizimeve prane Bashkise se Rubikut, e konsideron kete situate shqetesuese. Ai shprehet se "per te zgjidhur situaten, qeveria duhet te marre nje vendim qe te gjitha pallatet dhe godinat e pa privatizuar dhe qe ne to banojne qytetare, duhet te kalojne ne pronesi te bashkise". Pas ketij akti, ne baze te ligjit, bashkia mundet qe per 5 vite te vjele nje qira simbolike dhe pas kesaj t'u afroje mundesine e blerjes se tyre familjeve. Per shkak te zvarritjeve dhe heqjes se mundesise se legalizimit, 15 familje te perndjekurish rrezikojne te mbeten ne qiell te hapur, ndersa ndermarrja e "Albakrit" qe ka ndertuar pallatin me nje investim 600 milione lekesh ne vitin 1994, kerkon qe te rimarre objektin, duke mos u dhene mundesi banoreve qe te fitojne pronesine. "Kam te detajuara te gjitha banesat e Rubikut dhe gjendjen e tyre. Referuar listes se banesave te pa privatizuar, rreth 15 familje vijojne te jetojne ne banesa prej kallami, te ndertuara qe ne vitin 1953, ndersa familjet rezultojne me statusin e te pastrehut", shprehet Destani, per gazeten "KJ". Por, nje situate e tille eshte edhe per 11 familje, te cilat jetojne ne banesa te ndertuara qe ne vitin 1963, vit kur filloi ndertimi i Uzines se Bakrit ne Rubik. Specialisti i bashkise shpjegon se "keto familje nuk iu pergjigjen ligjit te privatizimit te vitit 1993, pasi vleresonin se pallatet e reja po privatizoheshin me 6 mije leke te reja per banese dhe ne keto kushte, ata e pane si te papershtatshme te privatizonin banesa kaq te vjetra si ato me pupulit ku dhe banonin prej vitit '63". Njeri prej pallateve eshte ndertuar me kontributin financiar te Uzines se Bakrit ne Rubik ne vitin 1994, ku u strehuan pjesetare te shoqates se te perndjekurve politike. Por edhe pse u hodhen 600 milione leke per ndertimin e godines, asnje nga familjet nuk mori celesat e hyrjeve apo pronesine mbi to, duke mbetur ne mes te kater rrugeve ditet e sotme. "E njejta situate eshte edhe per nje pallat tjeter pesekatesh te ndertuar nga Enti Kombetar i Banesave ne mes te qytetit te Rubikut. Edhe ketu jane mbi 15 familje, te cilet nuk kane asnje dokument pronesie", shpjegon Destani.
Shoqata nuk zgjidhi problemin
Edhe pse vite me pare u ngrit nje shoqate e te pastreheve ne Rubik, me synimin per te mundesuar legalizimin e banesave, misioni deshtoi shume shpejt. Ato mbeten vetem premtime elektorale dhe per pasoje edhe sot e kesaj dite familjet jane ne banesa te pa privatizuar dhe vijojne te jene qiramarres. Ky problem nuk ka gjetur asnjehere zgjidhjen ligjore, edhe pse jane bere propozime te ndryshme.
"Albakri" kerkon pronesine
Ne nje shkrese qe ka mberritur ne bashki, me vendim te Keshillit te Ministrave, pallati i ndertuar nga Uzina e Bakrit rezulton prone e "Albakrit", ndersa ish-te persekutuarit mund te dalin ne qiell te hapur, pasi nuk kane asnje pronesi mbi hyrjet. Por, kjo shoqeri me strukture ne Tirane mesohet se ka shitur te gjitha asetet e ish-gjigantit te bakrit ne Rubik dhe kudo ne Mirdite, ndersa kerkon edhe pronesine mbi pallatet qe ka ndertuar per te persekutuarit.