Bare-Dondollaku, asnje shenje ekstradimi
Kreret e te ashtuquajtures "Banda e Lushnjes" jane akuzuar Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe Enver Dondollaku. Te dy keta persona jane arrestuar pergjate vitit 2006 ne Turqi dhe ne Itali, pas nje operacioni te agjenteve te Interpol Romes dhe Tiranes. Bare gjendet ne proces ekstradimi dhe eshte ankuar ne gjykaten turke kunder ekstradimit, ndersa kerkohet nga drejtesia italiane me cdo kusht. Kurse Dondollaku eshte denuar fillimisht ne Padova me 16 vite burg per trafik nderkombetar droge, ne kuader te kesaj organizate dhe me pas Apeli e zbriti vendimin deri ne dhjete vite burg per te cilesuarin si krahu i djathte i Bares. Ky i fundit akuzohet po per trafik droge ne linjen Shqiperi-Itali te kryer deri ne vitin 2003. Per te dy te akuzuarit, Shqiperia ka kerkuar zyrtarisht ekstradimin, por ende nuk eshte dhene nje pergjigje zyrtare.
Prokuroria, 120 deshmitare per procesin
Prokuroria e Krimeve te Renda ka siguruar mbi 120 deshmitare per dosjen ne ngarkim te grupit te dyte te "Bandes se Lushnjes", me shtate te pandehur. Keta persona pritet te deshmojne ne proces ne lidhje me krimet e kryera nga anetaret e grupit dhe dijenite qe kane rreth aktivitetit te tyre.
Kush jane te pandehurit
Te pandehurit, te cilet akuzohen si anetare te "Bandes se Lushnjes" ne kete proces te dyte, jane Arben Borici, Afrim Hoxha, Rexhep Gina, te pranishem ne seancen e djeshme, si dhe Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Ilir Stergu, te cilet gjykohen ne mungese. Sipas prokurorise, te pandehurit akuzohen per nje sere veprash penale te kryera vetem apo ne bashkepunim dhe per te cilat deshmitaret e mesiperm kane dhene deshmi me vlera per akuzen dhe qe konsiderohen kyce per zbardhjen e ngjarjeve.