"Banda e Lushnjes" kerkon te njoh deshmitaret
Redinalda Caushaj
Tre te pandehurit e Bandes se Lushnjes kane braktisur seancen gjyqesore ne Krimet e Renda, duke kerkuar qe deshmitaret, te cilet mbanin edhe statusin e bashkepunetoreve te drejtesise, te vinin ne salle. Deshtimi i gjyqit ka ardhur pasi trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Bilali, ka vendosur te degjoje dy deshmitare nepermjet nje video-konference. Nderkohe qe vendimi i marre nga ana e gjykates eshte kundershtuar nga tre te pandehurit, Arben Borici, Rexhep Gina dhe Afrim Hoxha, te cilet ishin te pranishem ne seancen gjyqesore. Te pandehurit i jane drejtuar gjykates, duke bere me dije se kane qene kunder degjimit te dy deshmitareve Mimoza Demiraj dhe Agron Kicit, me video-konference. Sipas vete te pandehurve, gjykata duhet t'i therrase per te deshmuar ne seance, ne menyre qe te ishin balle per balle me ta, pasi mund te kishin edhe kontestime. Te pandehurit se bashku me avokatet i shpjeguan trupit gjykues se dy deshmitaret nuk i njihnin dhe se keta persona ishin prova e vetme qe organi i akuzes kishte kunder tyre. Ceshtja, sipas tre te akuzuarve, varet pikerisht nga keto dy deshmi, ndaj dhe eshte e drejte qe iu takon per te njohur se cilet jane dy bashkepunetoret e drejtesise, ne menyre qe te jene per ballafaqim ne sallen e gjyqit. "Per 23 muaj me radhe pas arrestimit ishim ne pritje te nje momenti te tille, per t'u perballur me deshmitaret, te cilet supozohej se kishin dijeni per ne", mesohet se jane shprehur Borici, Gina e Hoxha para trupit gjykues te Krimeve te Renda. Kerkesat e te pandehurve jane kundershtuar nga togat e zeza. Por, kundershtimet kane sjelle me pas edhe largimin nga seanca te treshes se akuzuar dhe me pas te avokateve te tyre mbrojtes, te cilet u shprehen se nuk kishin arsye per te vijuar seancen. Pas largimit te te pandehurve dhe te mbrojtesve te tyre, gjykata ka vendosur te zevendesoje keta te fundit me mbrojtes kryesisht. Seanca e radhes do te zhvillohet javen qe vjen dhe do te gjenden avokate te rinj per te pandehurit e ceshtjes. Veprat penale, te cilat rendojne mbi ta, jane "vrasje me paramendim", "mbajtje pa leje te armeve luftarake", "organizate kriminale". Procesi gjyqesor ne ngarkim te shtate te pandehurve ka nisur qe me 4 maj te vitit te kaluar, ku per nje vit me radhe gjykata e ka shtyre seancat per arsye te mungeses se avokateve, si dhe preferencave te te pandehurve per trupin gjykues, i cili eshte ndryshuar disa here. Ky eshte grupi i dyte i te pandehurve te "Bandes se Lushnjes".