E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Komunikova me PDSH dhe BDI

Kryeministri Berisha komentoi dje zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni. Duke denuar aktet e dhunes qe u shfaqen gjate ketij procesi, Berisha shprehu besimin se autoritetet maqedonase te zgjedhjeve dhe grupi nderkombetar i vezhgimit do te japin rekomandimet me te mira per zgjidhjen e problemeve te krijuara, ne menyre qe cdo qytetar te shprehe lirisht vullnetin e tij. "Ne keto zgjedhje ka pasur disa incidente, te cilat kane krijuar tensione dhe frike qe nuk shkojne ne frymen e zhvillimit normal te zgjedhjeve", evidentoi Berisha duke shtuar se "sidoqofte denoj cdo akt dhune". Berisha tregoi se kishte komunikuar ne telefon me dy lideret e partive politike shqiptare ne Maqedoni, ndersa shtoi: "Une kam besim se autoritetet maqedonase te zgjedhjeve dhe grupi nderkombetar i vezhgimit do te japin rekomandimet me te mira, per riparimin e problemeve te krijuara, ne menyre qe cdo qytetar te shprehe lirisht vullnetin e tij".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›