E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tirana, interes për investitorët

Investitorët gjermanë shprehin interes për projektin e zgjatimit të Bulevardit si dhe për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Ky fakt iu konfirmua kryebashkiakut Basha nga Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare Hans Juergen Mueller dhe Anette Kasten, drejtore e  Filialit të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, në një takim të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë këtij takimi, kreu i Bashkisë i njohu investitorët me masat konkrete te marra, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, reduktimin e lejeve dhe licensave si dhe ngritjen e nje sporteli unik per aplikimin per to.

Basha bëri të ditur se me Vendim të Këshillit Bashkiak, do të operojë pa taksë, për një periudhë katër vjeçare, çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës.

Kryebashkiaku mirëpriti propozimin e bërë nga Hans Juergen Mueller dhe Anette Kasten, që në muajin qershor, në Tiranë të zhvillohet konferenca ekonomike Shqipëri-Gjermani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›