Përurohet shtatorja e Hasan Prishtinës
PRISHTINË-Shtatorja e Hasan Prishtinës është vendosur prej të hënës para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në një akademi solemne është përkujtuar e nderuar heroi kombëtar.
"Me ngritjen e kësaj shtatoreje, pikërisht në këtë vend të rinisë dhe të dijes, duke nderuar kujtimin për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare në të vërtetë nderojmë veten, sepse duke i pasur në mesin tonë ecim më lehtë bashkërisht drejt të ardhmes", tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ajo tha se "Hasan Prishtinës dhe të gjithë veprimtarëve, që nuk kursyen asgjë nga vetja për ta bërë lirinë dhe pavarësinë për popullin dhe vendin tonë, ua kemi për borxh t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë, sepse kështu nderojmë veten, kështu nderojmë përpjekjet tona shekullore për liri dhe për shtet, sepse kështu respektojmë vlerat nëpërmjet të cilave ne sot jemi të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm karshi popujve të tjerë të botës".
Shtatorja është punuar nga Akademia e Arteve e Tiranës, udhëhequr nga zëvendësrektori Artan Peqini.
(d.b/BalkanWeb)