Greqi, kreu i PASOK, Papandreu letër në BE, BQE dhe FMN
ATHINE - Pas Antonis Samaras dhe Jorgos Karaxhaferis, kryetari i PASOK Jorgos Papandreu iu ka dërguar dje letër kreditorëve evropiane, për të shprehur mbështetje për qeverinë Papademos si dhe për angazhimet e kërkuara nga eurozona me qëllim lirimin e këstit të gjashtë.
"Ne mbështesim plotësisht qeverinë aktuale në zbatimin e detyrave të saj. Besojmë se zbatimi i menjëhershëm i kësaj paketës së masave është në interes më të madh të popullit grek dhe Eurozonës si një e tërë", thotë Papandreu në letër duke vijuar: "Mbetemi të angazhuar për zbatimin e politikave të programit ekonomik".
Papandreu thekson se "presim të punojmë me partnerët institucional, BE, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-së për përgatitjen dhe zbatimin e programit të ri tre-vjeçar për periudhën 2012-2014, sic u vendos më 26-27 tetor."
Paralelisht, Papandreu jep shpjegime për idenë e referendumit, së cilës i qëndron ende dhe ka kritikuar ashpër mungesën e demokracisë në Evropë.