Dekoracione të vjetra për të ndriçuar kryeqytetin
Edhe pse nga festat e fund vitit na ndajne me pak se dy javë, atmosfera festive në kryeqytet lë për të dëshiruar. Tirana mbetet sërish një qytet i zymtë, i vetmi me këtë panoramë në rajon e më gjerë, në këto ditë dhjetori. I vetmi segment i zbukuruar është ai nga Sheshi “Skënderbej” deri tek Piramida. Por edhe këtu janë vënë dekoracionet e vjetra, të përdorura gjatë viteve të shkuara. Ndryshe nga vitet e shkuara, në kryeqytet mungon edhe pema e Krishtlindjeve, për të cilën nuk dihet ende nëse do të jetë e re, apo ajo e përdorur më parë.