Nis zyrtarisht procedura per heqjen e licences se CEZ

Nis zyrtarisht procedura për heqjen e licencës së CEZ Shpërndarje. Duket se vendimi represiv i kompanisë çeke për të ndërprerë energjinë elektrike në ujësjellësit e disa qyteteve, çoi Bordin e Entit Rregullator të Energjisë nisjen e këtij procesi, I cili do të zgjasë dy muaj. Drejtori Juridik pranë ERE-s, Eduard Elezi sqaroi se CEZ nuk ka mbuluar humbjet dhe se importi i energjisë që ka siguruar ka qenë gjithmonë e më ulët deri në bërjen zero të tij. Po ashtu, kompania CEZ nuk ka reaguar as ndaj gjobës së vendosur nga ERE për faturimet.
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani u shpreh gjatë fjalës së tij ka keq menazhuar sistemin e shpërndarjes. Sipas tij situata e tij financiare, ndreqet vetëm nëse financohet shtesë nga kompania e madhe.
Nga nisja e procesit të heqjes së licencës, CEZ ka 30 ditë afat për të negociuar dhe për të përmirësuar situatën. Në rast të kundërt brenda dy muajve I hiqet përfundimisht licenca e shpërndarjes së energjisë.
OST dënon aktin e paligjshëm të CEZ
Shoqëria OST duke parë me shqetësim situatën e krijuar nga CEZ shpërndarje ka njoftuar përmes një komunikimi publik se kompania çeke është debitore ndaj saj me 5 miliardë lekë. Një vlerë kjo që sipas OST i korrespondon shumës së faturave të palikuiduara të shërbimit të transmetimit, të cilën shoqëria CEZ Shpërndarje e ka përfituar nga OST me kushte optimale. Ky detyrim i pashlyer që CEZ ka ndaj OST ka pasur një impakt negativ në zhvillimin e rrjetit të transmetimit, duke shkaktuar pamundësi të investimeve tepër të rëndësishme për OST-në, duke rrezikuar të pengojë përmirësimin e performancës së përgjithshme të shoqërise, të cilën në fakt OST ka arritur ta garantojë, duke siguruar fonde nga institucione të ndryshme financiare. Duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike të ujësjellësave, shoqëria CEZ shpërndarje, ka shkelur detyrimet e saj ligjore, kontraktuale, detyrimet që mbart kjo shoqëri në bazë të licensës që mban për të siguruar furnizimin me energji elektrike, si dhe çdo detyrim që rrjedh nga Kushtetuta, Konventat dhe Traktatet Ndërkombëtare, ku aderon shteti Shqiptar për të respektuar të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta e jetës, prej së cilës buron e të drejta për ujë.
Në situatën e krijuar, OST ka marrë të gjitha masat për të siguruar funksionimin normal të rrjetit të transmetimit, për të realizuar transmetimin e energjisë elektrike.
Reagimi i CEZ: Të paguhen detyrimet e energjisë
Menjëherë pas nisjes së procedurave për heqjen e licencës së CEZ nga Enti Rregullator të Energjisë ka reaguar kompania çeke. CEZ Shpërndarje shprehet në një njoftim për shtyp, se Shoqëria është e legjitimuar të kërkojë pagimin e detyrimeve të energjisë elektrike, duke përfshirë edhe kamatëvonesat përkatëse.
“Shoqëria nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë, duke dëmtuar interesat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe të klientëve që e paguajnë energjinë. “, thuhet në njoftim për shtyp të CEZ-it.
CEZ ka ftuar autoritetet dhe institucionet publike, përfshirë ERE, qeverinë dhe Policinë e Shtetit, të mbështesin veprimet e shoqërisë në shkëputjen e debitorëve, të cilët sipas kompanisë kanë përkeqësuar situatën financiare të saj.
Noka: Ndërprerja e energjisë elektrike, cënim i sigurisë kombëtare
Ndërprerja e energjisë elektrike e Ujësjellasave nga CEZ është është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare. Kështu e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka, situatën e krijuar paraditen e premte.
Gjatë një bisede telefonike, ministri ka garantuar se ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e policive në qarqe që të nisin procedime penale për çdo rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për Ujësjellsat, si edhe të ruhen stacionet e pompimit të këtyre ujësjellsave për të ndaluar çdo stakim të energjisë elektrike për ta.
Në mesditë, Ministri Noka ka thirrur dhe zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Burimet zyrtare nuk bënë të ditur rreth diskutimeve në këtë takim, i cili vjen në një situatë mjaft të tensionuar për shkak të vendimit të CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për Ujësjellsat, të cilat i konsideronin debitorë.
CEZ-Reagimet
Ndërprerja e energjisë për ujësjellësat nga ana e kompanisë CEZ ka sjellë reagimin e menjëhershëm të dikastereve shtetërore dhe forcave politike. Zëvendës ministri i Energjitikës Sokol Dervishaj e ka konsideruar këtë veprim si një akt të rëndë dhe të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit dhe rendit publik.
“Qeveria dhe CEZ janë në procese negocimi për të zgjidhur të gjitha detyrimet e mbartura nga vitet e kaluara”- theksoi zv/minsitri i METE-s.
Nga ana tjetër deputeti i PS Arben Ahmetaj ka fajësuar qeverinë si bashkëpunëtore të CEZ për këtë situatë që qytetarët po vuajnë.
“Qytetarët po e vuajnë këtë situatë për faj të cez dhe qeverisë si bashkëpuntore. Qeveria e transferoi përgjegjësinë nga vetja tek vendorët në rrugën e rrënimit të mëtejshëm. Sali Berisha u la në kurriz të bashkive dhe komunave barrën e borxhit të ujësjellësave të tij. Qeveria nuk merr asnjë masë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të cilat cojnë dëm 30% të burimeve ujore”- shprehet deputeti i PS-së.
Mënyra se si CEZ-i ka ndërprerë energjinë është tërësisht e jashtëligjshme dhe në kundërshtim me kontratën, ka sqaruar më tej zëvendës ministri i Financave Alfred Rushaj.
“Ligji është i qartë që nuk mund të ndërpritet energjia për mospagim të kamatvonesave. kamat vonesa është një kusht penal që mund të zgjidhet vetëm në gjykkatë. nuk mund të ndërpritet furnizmi i për kamatvonesat.
duhet të shkojë për të bërë gjyq me palët për të ditur nëse këto kamatvonesa janë të vlefshme sepse ndoshta pas shumë kohësh këto kamatvonesa mund të kthehen në të pavlefshme “.
Sipas tij qeveria i ka mbajtur premtimet ndaj CEZ për të paguar në kohë të gjitha faturat ndaj institucioneve që ofrojnë shërbim për publikun.
“Përpara jush është një marrëveshje mes cez dhe qeveeirsë, ku kjo e fundit kishte mundësinë që duke zbatuar ato që ka marrë përsipër të shlyente detyrimet me borxhin që ka ndaj kompanisë kesh.. ishte pikërisht cez që refuzoi ta zbatonte këtë marrëveshje. në këtë marrëveshje ishin të listuara të gjitha detyrimet e prapambetura”- thotë Rushaj.
Zëvendës ministri ka deklaruar se qeveria u ka kërkuar institucioneve të zbatimit të ligjit që ta shqyrtojnë këtë rast pasi është një rast i paprecedentë dhe CEZ nuk është një kompani e motivuar për të bërë biznes.
Rikthehet pas 4 orësh energjia në vend
Pas më shumë se shumë se 4 orësh është rikthyer energjia në të gjitha ato rrethet ku CEZ bëri ndërprerje të menjëhershme. Problematika e krijuar në Durrës, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Sarandë dhe Kukës. Shkëputja e energjisë në ujësjellësa solli dhe reagimet e forta nga vendorët.
Në Fier situata degradoi deri në përleshje të qytetarëve me punonjësit e CEZ.
Nisur nga situata e krijuar dhe bazuar nga kallzimet penale të institucioneve përkatëse, policia ndërhyri dhe bëri marrjen në pyetje dhe shoqërimet e shumë punonjësve të CEZ. Në Vlorë u ndaluan gjashtë punonjës, në Durrës katër vetë, në Lezhë pesë persona, ndërsa në Elbasan dy punonjës.