E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshje Rama-Dule, jashte saj qendron Himara Qamil Xhani

Ndryshe nga pakti me aleatet e koalicionit, Partia Socialiste ka nenshkruar nje marreveshje te vecante me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Dje kryesocialisti, Edi Rama dhe kreu i PBNDJ-se, Vangjel Dule firmosen marreveshjen e bashkepunimit per zgjedhjet e 8 majit. Ne baze te ketij dokumenti, PBDNJ-ja do te kete kandidatet e saj ne 9 komuna ne vend, te cilat do te marrin dhe mbeshtetjen e Partise Socialiste. Nderkohe qe PBDNJ-ja do te mbeshtese te gjithe kandidatet e PS-se rang vendi. E vetmja pike, ku u duken edhe qendrimet e ndryshme te dy kryetareve, ka qene Himara, ku kandidatet e dy forcave do te jene rivale. "Ne kemi zgjedhur qe edhe te konkurrojme ne njesi te caktuara, por do te jete nje konkurrence e ndershme, e cila do te bazohet ne vlerat etike dhe do te shpreh qasjen tone duke garantuar nje gare morale, duke u dhene mundesi qytetareve te shprehen pa vene ne dyshim asnje moment, vlerat e mirefillta te nje procesi zgjedhor, qe jemi angazhuar ta perfshijme ne gjithe territorin e Republikes",-tha dje Rama ne lidhje me garen ne Himare. Ndersa per kete ceshtje, Dule shtoi se "marreveshja perfshin mbeshtetje te ndersjellet per kandidatet tane, por me nje vecori edhe konkurrence te shendoshe ne njesi te vecanta". Gjate fjales se tij, ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes, Rama theksoi faktin se nuk ka asnje keqkuptim mes PS dhe PBDNJ-se. "Me shume pak fjale do te doja te pershkruaja thelbin e ketij dokumenti, i cili eshte praktikisht i shkurter, per shkak se nuk na duhen shume fjale per t'u marre vesh me PDBNJ-ne dhe me mikun dhe kolegun tone Vangjel Dule",-tha dje Rama. Lideri i opozites i cilesoi marredheniet e deritanishme me PBDNJ-ne si te posacme dhe marreveshja e djeshme shpreh deshiren per nje bashkepunim te metejshem. Ai u shpreh se bashkepunimi mes dy forcave politike ka te beje me objektivin e perbashket per zgjedhjet lokale. "Duke e pare fitoren e 8 majit si nje objektiv qe bashkon forcat progresiste dhe liberale ne vend, se bashku me qytetaret per rivendosjen e demokracise se marre peng, ne e bejme kete marreveshje per te realizuar nje front te perbashket ne mbrojtje te aspiratave evropiane, por edhe te votes se lire si misherim i ketyre aspiratave", u shpreh dje kryesocisti Rama. Kreu i PS-se shtoi se kjo marreveshje merr parasysh edhe bashkeqeverisjen ne njesite vendore, pas zgjedhjeve te 8 majit. Nderkohe qe Dule, ne fjalen e tij vuri theksin me shume ne detajet teknike, duke theksuar se "PBDNJ do te mbeshtese kandidatet e Aleances per te Ardhmen duke filluar nga bashkia e Tiranes deri ne cdo bashki dhe komune te Shqiperi, sikurse dhe Aleanca do te mbeshtese kandidatet e PBDNJ ne nje numer te njesive te pushtetit vendor".

Rama i jep Dules nje status te vecante ne koalicionin e majte

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka dale me e fituara nga partite e koalicionit te majte. Ndonese fillimisht largimi i Dules u pa si nje shenje krisje mes koalicionit te majte, marreveshja e firmosur dje mes dy kryetareve, i ka dhene PBDNJ-se nje status te vecante ne koalicion. Ne baze te marreveshjes PBDNJ-ja do te kandidoje ne 9 komuna me mbeshtetjen e Partise Socialiste dhe forcave te tjera te koalicionit. Nje numer te tille njesish vendore nuk e ka marre asnje prej mbi 20 subjekteve politike qe jane pjese e koalicionit te majte. Nderkohe qe aleatet e PS-se kane shprehur rezerva per kete trajtim te vecante te PBDNJ-se si dhe per mos plotesimin e kerkesave te tyre. Partia Socialiste ka vendosur qe t'i mbeshtes aleatet e saj ne koalicion duke u dhene nje numer te konsiderueshem anetaresh te keshillave bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›