E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Vendorët sa më larg vorbullave politike

“Jemi të vendosur që t’i mbajmë administratat sa më larg vorbullave politike, me qëllim krijimin e sinergjisë maksimale me faktorët politikë në këshillat tanë e më gjerë”, tha Basha gjatë takimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale me drejtuesit e rinj vendorë, mbajtur sot në Tiranë.

Ai premtoi bashkëpunim, angazhim për shërbime më të mira për qytetarët dhe promotorë për integrimin e vendit në BE. Basha tha se mandati zgjedhor i drejtuesve të rinj do të jetë një kontribut i rëndësishëm për shërbime më të mira për qytetarët, konsolidimin e demokracisë, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, për integrimin e plotë në BE.

“Vëmendja e administratave do të kthehet tek qytetarët, problematikat dhe interesat e tyre”, theksoi Basha, duke premtuar ndër të tjera angazhim për koordinim të përbashkët me më shumë autoritet fiskal e administrativ, shpejtësi në plotësimin e kërkesave të qytetarëve dhe për këtë do mirëpriten deklarimet e qeverisë për bashkëpunim me të zgjedhur vendorë. /Start/

                                                                                             2011-09-28 10:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›