E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi e Wollfarth-vendorëve: Qeverisni larg ndikimeve politike

Ata kanë kërkuar transparencë në këtë drejtim si dhe përfshirje të qytetarëve në vendimmarrje.

“Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimmarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja”, theksoi ambasadori i OSBE.

Wollfarth ka kërkuar bashkëpunim midis vendorëve. "Pavarësisht përkatësive politike, përpiquni të punoni së bashku për të lobuar pranë qeverisë qendrore për nisma shtetërore që ndikojnë në komunitetet tuaja. Unë ju ftoj të përqafoni plotësisht standardet e përsosmërisë në punën tuaj të përditshme bazuar në parimet e ndershmërisë, transparencës, efikasitetit, përgjegjshmërisë, etikës, integritetit, dhe administrimit të shëndoshë të financave publike. Është në interes të komuniteteve tuaja që ju të jeni konstruktiv dhe, ndonjëherë, jopartiak, për të garantuar se qytetarëve u shërbehet më mirë nga vendime të marra në nivel vendor”, nënvizoi Wolfarth.

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, duke kërkuar përgjegjshmëri dhe transparencë në punën e vendorëve ka kërkuar një bashkëpunim më të madh në pushtetin lokal. Sequi ka deklaruar se duhet të përmirësohet shërbimi publik dhe për këtë, sipas tij, duhet të plotësohen dy kushte, ku e para është transparenca dhe e dyta është përgjegjësia. “Duhet të përmirësohet shërbimi publik, ndaj për këtë arsye duhet të plotësohen dy kushte, transparenca dhe përgjegjësia. Të plotësohen kushtet e Kopenhagenit. Të sapozgjedhurit do i inkurajoja që të bëjnë reformën e decentralizimit dhe të bënit më të mirën në punën tuaj”, theksoi ambasadori i BE.

Deklaratat e tyre u bënë gjatë seminarit për “Forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve lokalë të zgjedhur në Shqipëri”, zhvilluar sot në Tiranë. /Start/

                                                                                             2011-09-28 10:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›