Basha: Vezhgim satelitor parcelave me kanabis
Ministri i Brendshem Lulzim Basha, ne fjalen e tij tha se raportet nderkombetare, flasin per nje ulje te vazhdueshme te sasise se droges se kultivuar ne Shqiperi, qe arrin te tregtohet jashte kufijve te vendit. Vetem dy javet e fundit, Policia e Shtetit ka sekuestruar afro dy tone kanabis sativa. Sipas tij, objekti i dikasterit te tij per vitin 2010, eshte crrenjosja e plote e fenomenit kanabis ne Shqiperi. Policise se Shtetit, tha ai, per here te pare do t'i vihen ne dispozicion mjetet me moderne, teknologjike sic eshte dhe vezhgimi satelitor. "Koha nuk pret dhe keto muaj te cilet jane vendimtare per kultivimin e kesaj bime ne vendin tone", theksoi Basha. Ndaj ai kerkoi nje vendosmeri te Policise se Shtetit, per rehabilitimin e ketij problemi. "Per kete arsye zbatimi i ketij plani, do te kerkoje nje koordinim edhe me te mire edhe me efikas, polici-pushtet vendor, duke shtuar perpjekjet nga pushteti vendor dhe duke shmangur cdo hezitim ne permbushjen e detyrimeve ligjore", theksoi Basha.
Zonat e mbjelljes se kanabisit
Komunat Shllak dhe Temal, ne Qarkun Shkoder
Komuna Lazarat, ne Qarkun Gjirokaster
Komunat Nikel dhe Cudhi, ne Qarkun Durres
Komunat Cakran, Hekal, Kut, Remas dhe Bashkia Patos, ne Qarkun Fier
Komunat Vllahine, Sevaster, Armen dhe Brataj, ne Qarkun Vlore