Basha Zhvillimi i Tiranes policentrike dhe te gjelber
Kryeqyteti është rajoni më i rëndësishëm për ekonominë kombëtare, por Tirana ndjen nevojën për ridimensionimin e modelit të zhvillimit ekonomik veçanërisht në kontekstin global të rritjes dhe intensifikimit të konkurueshmërise midis qyteteve. Grupi Strategjik i Planit Urbanistik ka nisur diskutimin për këtë çështje, ku ndër propozimet e tyre, një vend të rendësishëm zë bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës, bashkive dhe komunave rreth e rrotull saj, por pa cënuar kufinjtë adiminstrativë.
Në konceptin e Tiranës policentrike, grupi strategjik ka rënë dakord për konturimin e zonës ekonomike përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Ka identifikuar zonën e Kamzës, pjesën poshtë stacionit të trenit deri në lumin e Tiranës, fushën e Aviacionit, Kombinatin, Qytetin Studenti. Të gjitha këto, duke i kthyer në potenciale të rëndësishme zhvillimi, që sipas kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha do të reduktojë presionin në qëndër të qytetit
“Ky është momenti për t’iu rikthyer një koncepti të cilin unë personalisht e vura në qendër të asaj pjese të fushatës time elektorale, që kishte të bënte me planin urbanistik, një koncept aspak i ri, shumë i përfolur, por jo i aktualizuar, ai i Tiranës policentrike. Sot dua të shpreh kënaqësinë që pasi e kemi adoptuar dhe bërë tonin, ky koncept po mishërohet në të gjitha kuptimet në draft-planin që po përgatitet. Merita e këtij koncepti është hapja e mundësive, e hapësirave dhe zvogëlimi presionit të tmerrshmën në qendër të Tiranës me gjithë pasojat që kjo ka pasur dhe do vazhdojë të ketë në qoftë se nuk do të hedhim me vendosmëri hapat e duhur drejt Tiranës policentrike”, tha Basha.
Me parimet e reja të miratuara nga grupi strategjik vendndodhja e transprotit publik do të shtrihet nga skema aktuale deri atje ku janë nevojat.
“Këto 6 muaj kemi diskutuar për disa tema të hartimit të planit urban dhe të zhvillimit të territorit. E rëndësishme është që diskutimi nuk është përqendruuar thjesht në konceptimin e planit urban, si një vizatim që i hap rrugën disa ndërtimeve, por si një debat mbi koncepte, opsione dhe orientime sttrategjike, veprime konkrete dhe modele zhvillimi dhe jo thjesht vizamtime. Është përmbledhja e këtyre koncepteve, modeleve dhe debateve mbi to që po formulohen në mënyrë grafike e cila përbën thelbin e punës tonë që natyrisht do të na japë edhe mundësinë e orientimit vizual mbi punën e bërë deri tani”-tha Basha.
Dhe i gjithe modeli per zhvillimin ekonomik sipas kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha do të perqendrohet fort tek Tirana e gjelbër, jo vetëm duke ruajtuar ato aktuale, por duke parë mundësinë për shtimin e zonave të reja afër Kasharit, në liqenin e Farkës, në Paskuqan, pranë Zallherit.
Koncepti i brezit të gjelbër sipas eksperteve do të jetë një kufi për të përmbajtur urbanizimin brenda këtyre kufijve në mënyrë që edhe shërbimet, të organizohen më mirë se ç’janë organizuar deri më sot .
“Qëndrojmë edhe njëherë fort, por tashmë me një vizualizim të qartë të parqeve dhe zonave të gjelbra rreth e qark Tiranës, tek parimi i një Tirane të gjelbër, i një Tirane me një vijë të gjelbër, përtej së cilës kufizohet urbanizimi i konsoliduar dhe ku prioritet ka konservimi i gjelbërimit aktual dhe rikthimi i gjelbërimit, përmes instrumenteve të Planit Urbanistik të Tiranës, duke përfshirë edhe transferimin e të drejtës së zhvillimit”, tha Basha.
Metodologjia e re e planifikimit urban sipas eksperteve synon ndryshimin e klimës se mosbesimit qe ka pasur Bashkia ne raport me zonat suburbane dhe ndërtimin e një plani që të harmonizojë zhvillimin e rajoneve në tërësi