E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita proteste-homazh per ngjarjet e 21 janarit

Opozita ka organizuar protestën-homazh për të kujtuar viktimat e protestës së dhunshme që ajo organizoi më 21 janar të vitit 2011. Ashtu siç ishte programuar në orën 11:00, krerët e partive opozitare, bashkë me familjarët e 4 viktimave dhe qytetarë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste për t’iu drejtar bulevardit “Dëshmorët e Kombit, për kryer homazhet në vendet ku ranë 4 vikimtat. Pas kësaj proteste homazh, ku pjesëmarrësit nuk ishin të shumtë në numër, dhe që u zhvillua e qetë, liderët e partive të opozitës dhe familjarë të viktimave u mblodhën në Universitetin e Arteve. Fillimisht folën përfaqësues të familjeve të vikimave.
Më pas, kryesocialisti Edi Rama, në fjalën e tij u përqendrua tek nevoja për zbardhjen e ngjarjeve tragjike të një viti më parë.
Por, edhe këtë ceremoni, kreu i Partisë Socialiste nuk ngurroi ta përdorte për politikë. Ai tregoi se mendjen e ka tek zgjedhjet e vitit 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›