Tropoje zbulohet shpella me arme

Një person është vënë në pranga nga policia e Tropojës për shkak se akuzohet për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarek dhe municioneve. Agjentet e policia pasi kishin marrë informacion në rrugë operative u vunë në ndjekje të Edmir Vukës 32 vjeç nga Margegaj i Tropojës. Pas një kohe vëzhgimi, policia zbulon se ky person mbante të fshehu në një shpellë armë dhe municione. Një kontroll në bjeshkët e quajtura SOCE, sipër fshatit Kocanaj, në një shpellë, u bë e mundur gjetja e armëve: Një mitraloz i lehtë, dy pushkë, dhjetëra granata, fishekë dhe municione të tjera. Vuka sapo ishte kthyer nga Franca ku dhe ishte dënuar për një krim në atë shtet.