Mocioni i reciprocitetit, VV: Do e dërgojmë në Kushtetuese
PRISHTINË- Një ditë pasi Kuvendi miratoi mocionin e PDK-së, duke shfuqizuar atë të Vetëvendosjes, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë, drejtuesit e levizjës po mendojnë të cojnë në gjykatën Kushtetuese këtë mocion.
Sipas të përditshmes Zëri, Vetëvendosje do të kërkojë që gjykata të interpretojë nëse ky dokument është në përputhje me Kushtetutën. Sipas një deklarate për media, vendimi i fundit i Kuvendit nuk i ka zmbrapsur anëtarët e këtij subjekti politik.
“Pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje është vendosur se protesta e 22 janarit do të mbahet te Dheu i Bardhë dhe në Merdar”, thuhet në deklarate.
(el.me/news24/BalkanWeb)